Sipas hulumtimeve, 60% e iPhone-ve tani me iOS 6

Sistemi i fundit operativ celular nga Apple, iOS 6, tani është instaluar në 60 për qind të pajisjeve iPhone në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, thotë Chitika Insights, që është dega hulumtuese e rrjetit online të reklamave Chitika.

Kjo ndërmarrje hulumtoi miliona mbresa nga reklamat celulare nga rrjeti i saj i reklamave nga 18 shtatori deri më 1 tetor 2012.

Të dhënat treguan një “vlerësim të adoptimit të paprecedentë nga përdoruesit e Apple.”

Vlera e adoptimit duket që ka vënë në skenë dyshimin nëse shifrat janë të sakta. 60 për qind e pajisjeve iPhone tani janë duke përdorur sistemin operativ pas më pak se dy javë nga lëshimi.

Krahasojeni këtë me praninë në treg të ofertimit të sistemit më të fundit operativ mobil të Google, Android 4.1 “Jelly Bean” që vazhdon të çalojë që të arrijë të marrë shifrën prej 2 për qind pas dy muaj e gjysmë.

Dhe përdoruesit e pajisjes iPhone në shpejtësi marrin një përditësim të ri, ku 15 për qind e kanë sistemin e ri operativ brenda 24 orëve që kur lëshohet platforma.

“Funksionimi i Apple në këtë fushë është një pikë e shkëlqyer e shitjes për reklamuesit celularë. Gjithashtu është një mundësi e mirë për zhvilluesit e uebfaqeve dhe aplikacioneve, të cilët në besueshmëri mund të optimizojnë veçoritë e tyre mobile për të marrë përparësinë e mundësive të fundit të iOS-it pa u frikësuar nga largimi i një pjese të madhe të bazës së përdoruesve,”- thotë ndërmarrja hulumtuese. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakBllokimi i memorjes, shkaqet dhe mënyrat e rikuperimit
Artikulli vijuesSERBIA E KEQE EDHE PA MILLOSHEVIQIN