Katër problemet më të mëdha me sigurinë e të dhënava dhe si t’i rregulloni ato

Shumica e njerëzve mendojnë se lidhja e tyre me internetin është e sigurtë, por duhet thënë se të dhënat që kalojnë përmes rrjetin janë më tepër transparente se sa mund të mendoni.

Sot, është mjaft e thjeshtë që hakerat të ndërhyjnë në sistemin tuaj. Prandaj, ne kemi identifikuar katër problemet më të mëdha me sigurinë dhe si t’i rregulloni ato:

1. E-maili është i hakueshëm

Ju mund të vendosni fjalëkalime, por nëse ky i fundit përfundon në duart e një hakeri, nuk do të jetë aspak problem që ai të lexojë mesazhet tuaja. Ka disa mënyra se si mund ta aksesojnë ata e-mailin tuaj, si për shembull përmes “packet sniffers”, aplikacione të tjera që ndërhyjnë në transmetimin e të dhënave etj.

Zgjidhja: enkriptoni emailin. Nëse hakerit i bien në dorë e-mailet tuaja, ato do të jenë të palexueshme.

2. Fjalëkalimet nuk janë të sigurta

Fjalëkalimet janë çelësat tanë në internet. Por një çelës edhe mund të vidhet dhe shumë më lehtë nga sa mund të mendoni. Teknikat e forcës brutale po përmirësohen, duke u bërë më efikase në procesin e të provuarit të miliona fjalëkalimeve derisa të gjejnë të saktin. Për më tepër, ka edhe mënyra më të thjeshta. Njësoj siç bëni ju kur keni harruar fjalëkalimin, mund të bëjë edhe një haker. Nëse si fjali sigurie në këtë rast keni vendosur emrin e qenit tuaj të parë, apo emrin e nënës apo rrugën ku jeni rritur, dijeni që nuk janë informacione të sigurta për t’u përdorur në raste të tilla.

Zgjidhja: përdorni pyetjet e sigurisë si “fjalëkalime dytësor”, duke i modifikuar ato në mënyrë të tillë që edhe një person që e di përgjigjen të mos arrijë ta gjejë në mënyrë të saktë. Për shembull, nëse emri i qenit tuaj të parë ishte “Zeke”, shkruani në përgjigje “Zeke the Dog”.

3. Mediat sociale janë gjithmonë publike

Ditët e sotme mediat sociale ofrojnë shumë mundësi për privatësinë tuaj. Mund të menaxhoni kush e sheh prezencën tuaj në to, të ndryshoni privatësinë lidhur më përditësimet etj. Por, nëse postoni diçka në një faqe publike, të gjithë mund ta shohin. Për shembull, në faqet publike në Facebook, nëse bëni një koment, nuk keni mundësi ta kontrolloni se kush e sheh.

Zgjidhja: mos thoni në mediat sociale gjëra që nuk do t’i thonit në publik, veçanërisht në vende që mund të shihen nga të gjithë.

4. Uebkamerat nuk janë të sigurta

Kjo në fakt është pak e frikshme: sot, hakerat, jo vetëm që mund të ndërhyjnë në kompjuterin tuaj, por mund edhe të aktivizojnë uebkamerën pa dijeninë tuaj. Kështu mund t’ju vëzhgojnë gjatë gjithë kohës. Nuk është aspak e vështirë: mjafton të gjeni skripte të gatshme në internet.

Zgjidhja: mos harroni asnjëherë të keni të aktivizuar firewall-et, antiviruset dhe mbrojtjen kundër maluerëve. Mbajini ato të përditësuara gjithmonë! Nuk bëni keq edhe t’i mbuloni lentet e kamerës kur nuk jeni duke e përdorur. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakHakerat grekë sulmojnë webfaqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Artikulli vijues(Video) Kryeministri Berisha: Xhamia e Madhe e Tiranës fillon punimet në mars