HALEP, 26 SHTATOR – FORCAT E REGJIMIT SIRIAN DHE ATO RUSE EDHE SOT KANË VAZHDUAR SULMET E ASHPRA AJRORE NË QYTETIN E HALEPIT DHE SIPAS MBROJTJES CIVILE NGA KËTO SULME JANË VRARË TË PAKTËN 66 PERSONA DHE 178 CIVILË JANË PLAGOSUR.
Përfaqësuesi i lokal i Mbrojtjes Civile Najib Ansari për AA tha se helikopterët e forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe Forcat Ajrore të Rusisë sot bombarduan lagjet e Halepit, el-Kallas, Bustan al-Basha, Ard El Hamra, Tariq al-Báb, Mesir, Zinbdie, Salihiya dhe Ansar, dhe të gjitha këto lagje aktualisht janë nën rrethimin e ushtrisë siriane.
Burimi i njëjtë bënë të ditur se sulmet ajrore në Halep edhe sot janë kryer me bomba shkatërruese fuçi dhe bomba me fosfor dhe se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.
“Në tre ditët e kaluara nga sulmet ajrore të regjimit dhe forcave ruse në Halep 244 persona janë vranë dhe 651 të tjerë janë plagosur”, thotë përfaqësuesi i Mbrojtjes Civile, Najib Ansari, duke shtuar se qyteti pothuajse tërësisht është shkatërruar.
Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, kanë dënuar ashpër bombardimin e Halepit.