PREJARDHJA E NATËS SË SHTRIGAVE (HALLOWEEN)

0
475

Nata e Shtrigave është një festë kristiane, por me rrënjë pagane, e cila shënohet me 31 Tetor, është një festë vjetore, por që po merrë përmasa botërore…
Sipas historianit Nicholas Rogers, prejardhja e kësaj feste popullore vjen nga Roma, ku kremtohej për nder të hyjneshës Pomona, hyjnesha e farërave, fryteve, që ka lidhshmëri me përkujtimin e të vdekurve, ditë e cila quhej Parentalia… Parentalia ka lidhshmëri me festën e keltëve paganë Samhain, që në irlandishtën e vjetër do të thotë: Fundi i verës. Këtë festë të lashtë pagane e kremtonin edhe popuj tjerë të Europës si keltët, galët, britonët etj.…
Në ndikimin e fuqisë ekonomike, politike, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo festë mashtrimi është përhapur, për shkaqe përfitimi, edhe në Amerikën Jugore, Afrikë , Evropë, Azi, deri në Japoni…
Keltët e lashtë besonin se kufiri i kësaj bote dhe botës së ardhshme është mes verës dhe dimrit, të cilin e kremtonin me frikë dhe shpresë, duke ndezur zjarre, me lojra të ndryshme….Përdornin fryte, në veçanti kunguj të gërryer, i gëdhendin me kujdes, që t’i përngjajnë fantazmave për t’i trembur shpirtërat e këqinjë…. Për t’i trembur shpirtat e këqinjë bëhen përgatitje të mëdha me lloj-lloj veshjes, shpenzime të shumta për blerjen e maskave, nga të gjitha moshat që të jenë gati Natën e Shtrigave, me 31 Tetor….
Sipas një hulumtimi të Agjensisë National Retail Federation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm për Natën e Shtrigave të 31 Tetorit 2006 janë shpenzuar rreth pesë miliard dollarë….! Këto shpenzime marramendëse po vijnë duke u shtuar nga viti në vit… Për këto shpenzime të kota, që po i bënë bota, edhe ne në Kosovën e shkretë jemi dëshmitarë vetë për Natën e Shtrigave se çka po ngjetë- vjet për vjet…
Për t’u mos u mashtruar, nga shejtani i mallkuar, duhet pakëz udhëzim… Udhëzim i cili rrugën ta ndriçon dhe të shpëton, që gjendët në Islam, në t’madhërueshmin Kur’an…
__________________________
Burimet kryesore:
1.Rogers, Nicholas (2002). “Samhain and the Celtic Origins of Halloween”. Halloween: From Pagan Ritual to Party Night, pp.11–21. New York: Oxford University Press. 2.Hutton, Ronald (1996). Stations of the Sun: A History of the Ritual Year in Britain. Oxford: Oxford University Press. ^ 3. Danaher, Kevin (1972). The Year in Ireland: Irish Calendar Customs, pp.190–22. Dublin: Mercier Press. 4.Skal, David J. (2002). Death Makes a Holiday: A Cultural History of Halloween, New York: Bloomsbury. 5.Simpson, Jacqueline All Saints’ Day in Encyclopedia of Death and Dying, Howarth, G and Leeman, O (2001)London Routledge, p.14 Halloween is closely associated in folklore with death and the supernatural. 6.Jack Santino (ed.), Halloween and Other…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë