Bosch: Politikanët pas interesit personal, jo të Kosovës

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, shprehet i habitur se si politikanët vendorë deri më tani më shume e kanë shikuar interesin personal sesa, siç thotë ai, interesin e Kosovës.
Sipas Bosch, mentaliteti i përgjithshëm këtu është se të gjithë dëshirojnë shumë shpejt të pasurohen dhe nuk mendojnë një qëllim të tillë ta arrijnë në aspekt afatgjatë.

Këto komente Bosch i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, ku ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila sipas tij, nuk është kundër UÇK-së.
 
“Janë aq shumë akuza dhe kundërakuza për krime lufte dhe cilado qoftë e vërteta, duhet t’i vijë fundi. Nëse kjo nuk vërtetohet, atëherë akuzat e tilla do t’iu përcjellin përgjithmonë. Jepini fund kësaj, pasi që nuk mund të lejoni që të jeni të lidhur pas diçkaje që nuk ka përgjigje”, është shprehur Bosch.
 
Diplomati holandez në Kosovë, ka folur edhe për 100 ditëshin e Qeverisë “Mustafa”, për kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës, trajtimin e serbëve në vend, manipulimin e të rinjve që t’iu bashkohen ISIS-it, etj.KOHAISLAME
Artikulli paraprakÇfarë i ndodh trupit tonë kur ne e përdorim telefonin para se të flemë?
Artikulli vijuesAnalistët e vlerësojnë të drejtë protestën e opozitës!