Polaroid prezanton fotoaparatin me Android

Pas informatave të ndryshme që qarkullonin muajin e kaluar që Polaroid po përgatit Android fotoaparatin mirrorless me objektivë të ndërrueshëm, kjo gjë u konfirmua në CES.

Për dallim nga sistemi standard mirroless, Polaroid iM1836 shfrytëzon të ashtuquajturin sistem modular sikurse tek kompania Ricoh dhe modulet e saj GXR. Kjo do të thotë që trupi i aparatit nuk e ka sensorin, por ai integrohet në objektivët e ndërrueshëm.Modeli i prezantuar ditë më parë ka sistem operaetiv Android 4.1 Jelly Bean dhe objektiv 10-30mm me sensor 18 megapixelësh, ndërsa aparati i cili për nga dizajni të kujton modelet “1” të Nikonit, karakterizohet me ekran 3,5-inçësh të ndjeshëm në prekje dhe WiFi, pastaj Bluetooth, si dhe ka mundësinë e incizimit të videos 1080p. Kjo kompani premton që do të ofrojë edhe adapterin i cili do të mundtësojë shfrytëzimin e objektivëve Pentax K, Nikon F dhe Micro Four Thirds në këtë pajisje, ndërsa më interesant është çmimi prej 399 dollarësh që për pajisje të tillë është mjaft i ulët. Modelet e para priten në treg kah fundi i çerekut të parë të këtij viti./koha/kohaislame

Artikulli paraprakBoshnjakët nisin peticionin kundër Vuk Jeremiçit
Artikulli vijuesFP: Sondazhi thotë 10 intelektualët më të mëdhenjë në botë – Muslimanë