BOSNJË: SERBËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E MINISTRIT TË JASHTËM

Serbët e Bosnjës kanë kërkuar që ministri i jashtëm, Zllatko Lagumxhia, të paraqes dorëheqje, për shkak se i ka dhënë instruksione përfaqëeusesit të Bosnjë Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, që ta mbështes rezolutën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që e dënon regjimin e Sirisë.

Pas luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95, ky vend udhëhiqet nga presidenca prej tre anëtarëve, që i përfaqësojnë palët, që dikur kishin luftuar, myslimanët, serbët dhe kroatët, prandaj secili vendim madhor i politikës së jashtme duhet të jetë unanim, njofton REL.

Anëtari serb i presidencës, Nebojsha Radmanoviq, tha sot se ministri i jashtëm, Zllatko Llagumxhia, duhet të paraqes dorëheqje, pasi ai nuk është konsulturar me presidencën, para se ambasadori i Bosnjë Hercegovinës në OKB ta mbështeste rezolutën e përmendur.kohaislame

Artikulli paraprakPANTIC: BARRIKADA, SIMBOL I REZISTENCËS!
Artikulli vijuesSHKARKOHET KREU I SHISH-IT