PANTIC: BARRIKADA, SIMBOL I REZISTENCËS!

Politikani serb nga pjesa veriore e Kosovës, Krstimir Pantic, i ka hedhur poshtë konstatimet e komandantit të KFOR-it, Erhard Drews, se barrikada në Mitrovicë është “e turpshme”. Sipas tij, ajo barrikadë “është simbol i rezistencës së serbëve ndaj dhunës nga Prishtina”.

Ky politikan i ka thënë agjencisë Beta se barrikada në urën kryesore në lumin Ibër, që Mitrovicën e ndanë në dy pjesë, është vendosur pas “aksioneve të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës dhe është pasojë e dhunës e cila tash e 13 vite ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë”.

Pantic ka theksuar se KFOR-i mund të provojë që me dhunë ta largojë barrikadën, por qytetarët nuk do të pajtohen lehtë, përderisa “nuk marrin garancione të forta se Prishtina asnjëherë më nuk do të përpiqet që me dhunë t’i vendosë institucionet e saj”, transmeton REL.

Më herët gjatë ditës, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, pas vizitës në pjesën jugore të Mitrovicës dhe takimit me kryetarin e Komunës, Avni Kastrati, u tha gazetarëve se barrikada në urë është e turpshme, pasi paraqet simbol të ndarjes së qytetit.kohaislame

Artikulli paraprakBE sqaron pse i dha fonde Universitetit të Mitrovicës
Artikulli vijuesBOSNJË: SERBËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E MINISTRIT TË JASHTËM