Deklaratat e para nga bota në lidhje me operacionin e Forcave të Armatosura të Turqisë në Siri për spastrimin e zonës së Xherablusit nga elementet e organizatës terroriste DAESH erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner deklaroi se nuk duan të rritet tensioni që në këtë zonë, ndërsa shtoi se nuk duhet harruar se armiku kryesor është DAESH-i.
Toner tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke dhe me përfaqësuesit e Forcave Demokratike të Sirisë në lidhje me këtë çështje.
Sipas lajmit që përcjell agjencia e lajmeve Reuters një zyrtarë i lartë amerikan bëri të ditur se do të sigurohet mbrojtja nga ajri e këtij operacioni.
Zyrtari amerikanë gjithashtu tha se Uashingtoni do të veproj në koordinim me aleatin e saj të NATO-s.
Edhe në deklaratën e bërë nga Greqia u tha që në rast se Xherablusi kalon në duart e YPG-së ekziston mundësia për formimin e një rajoni autonom kurdë në Siri ashtu siç ndodhi edhe në Irak, ndërsa Turqia operacionin e ndërmori për të parandaluar këtë.
Ndërkaq Franca njoftoi se priti me kënaqësi operacionin e “Mburojës së Eufratit”, të cilin Turqia e ndërmori kundër DAESH-it.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme franceze u tha se “Franca priti me kënaqësi intensifikimin e përpjekjeve të Turqisë, e cila është njëra prej partnereve të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it”.
Në deklaratë gjithashtu u tha se për spastrimin e këtij rajoni nga DAESH-i partnerët e koalicionit ndërkombëtar duhet të shtojë përpjekjet e tyre në luftën kundër grupeve terroriste dhe dhënien fund luftimeve në Siri duke siguruar në tranzicion politik.
Ndërkaq zyrtarët e NATO-s në përgjigjen me shkrim të bërë për pyetjen në lidhje me operacionin në fjalë, thanë se në këtë moment nuk do të bëjnë ndonjë deklaratë, ndërsa rikujtuan nenet 27 dhe 28 të komunikatës përfundimtare të publikuar në fund të samitit të NATO-s të mbajtur muajin e kaluar në lidhje me qëndrimin e aleancën ndaj pozitës së saj në Siri.
(TRT)