Breivik, kryeministri: Nuk e jap dorëheqjen

Kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, i kritikuar për mungesën e përgatitjes ndaj masakrave të 22 korrikut të vit të kaluar, ka përjashtuar çdo mundësi për dorëheqje.

Stoltenberg i është përgjigjur kritikave pasi një raport i paraqiturt më 13 gusht nga një komision i pavarur thoshte se atentati në Utoja mund të ishte shmangur dhe Breivik të arrestohej para se të mbërrinte në ishull.

Raporti në fjalë bëri që kreu i policisë norvegjeze, Oeysten Maeland, të paraqiste dorëheqjen më herët gjatë muajit.

Maeland, i cili kishte marrë detyrën disa ditë përpara se Breivik të vriste 77 persona, pranoi se shpërthimi i bombës në kryeqytet tërhoqi vëmendjen e forcave të rendit, duke vonuar ndërhyrjen në Utoja.

Pak ditë më parë, gjykata norvegjeze vendosi se Anders Behring Breivik është i aftë mendërisht dhe do të qëndrojë në burg për 21 vite, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 77 personave në Oslo dhe Utoya në 22 qershor të vitit 2011.

Në momentin e dhënies së vendimit Breivik buzëqeshi, kur gjykatësja bëri vlerësimin me frazën e aftësisë së tij mendore.

I kënaqur me vendimin e dhënë nga gjykata, pasi përfitoi atë që këmbënguli prej nisjes së procesit gjyqësor, Breivik u ngrit në këmbë, ngriti grushtin në një përshëndetje alla-naziste e më pas buzëqeshi lehtë./tch/kohaislame

Artikulli paraprakKërcënohen ish-pjesëtarët e UÇK-së
Artikulli vijuesNormalizimi i marrëdhënieve me Iranin i pamundur nëse ata e mbështesin Asadin