Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka theksuar ditë më parë se s’ka liberalizim të vizave pa i plotësuar kushtet e mbetura.
Ai madje, ka theksuar se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të jetë një sfidë për të si raportues i ri për Kosovën.Lidhur me këtë ka folur edhe njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku i cili ka shpjeguar në tërësi procesin e liberalizimit të vizave.Ai ka thënë se Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi s’ka qenë asnjëherë kriter për heqjen e vizave.
Mirëpo, i njëjti është bërë kusht pasi sipas tij, marrëveshja e kufirit me shtetin fqinj është në dëm të vendin tonë.“Po të ishte çështja e demarkimit të kufirit problem për liberalizimin e vizave atëherë do të duhej të vendoset kriter edhe çështja e demarkimit të kufirit në mes Kosovës të përbashkët i cili proces ende nuk është kryer. Mendoj që çështja e demarkacionit të kufirit është vendosur kusht për Kosovën duke e ditur që është problem i dëmshëm i Kosovës, por për me shmang një problem është ai i cili është çështja e mosnjohjes nga pesë shtete anëtarë të Bashkimit Evropian”, është shprehur Mazreku për ‘Indeksonline’.
Ndërkaq sa i përket mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtete të BE-së, Mazreku thotë se është pikërisht kjo zgjidhja e këtij problemi real.“Këto pesë shtete duke mos e njohur Kosovën e pengojnë në çfarëdo vendimi politik që do të duhej të merrej me Këshillin Evropian dhe Këshillin e Bashkimit Evropian për Kosovën. Atëherë problemi real i Kosovës ashtu siç mendon edhe raportuesi evropian është pikërisht çështja e mosnjohjes nga këto pesë shtete”, ka thënë ai.
Më tej, Mazreku ka treguar disa raste të shteteve të rajonit të cilat kanë problemin e njëjtë.Sipas tij, në këto shtete nuk ka pasur nevojë të vihet kusht demarkimi i kufirit për liberalizimin e vizave.“Kështu unë mendoj që për të parën herë një zyrtarë i Bashkimi Evropian përkatësisht parlamentin evropian e pranon problemin e vërtetë sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës.
Problemi i vërtetë për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë çështja e Demarkacionit për shkakun se kemi praktika të rasteve të shteteve edhe të rajonit të cilat i kanë të hapura dhe të pandytura problemet e demarkim të kufirit, siç janë përshembull Sllovenia- Kroacia këto kanë probleme të hapura të kufirit. Probleme të hapura të kufirit ka edhe mes Kroacisë dhe Malit të Zi po ashtu edhe mes Kroacisë e Serbisë por edhe midis Bosnjës dhe Malit të Zi dhe për të gjitha këto shtete çështja e demarkimit të kufirit nuk ka qenë problem për marrjen e një vendimi për liberalizimin e vizave”, ka përfunduar ai.Po ashtu ai ka shtuar se vendi ynë ende nuk e ka demarkacionin me Serbinë, e në këtë rast atëherë sipas tij, pse do të duhej me çdo kusht me qenë i përfunduar edhe me Malin e Zi.Ndryshe, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendi po avancon drejt heqjes së vizave por se pa i plotësor kushtet nuk mund të ndodh liberalizimi.