Britania e Madhe drejt izolimit

Kozmopolitanizmi ka qenë gjithmonë ADN-ja e Britanisë së Madhe. Por pas Brexitit është shtuar ksenofobia dhe rastet e dhunës për motive raciste.

Që prej vendimit për Brexit-in shumë evropianë nuk ndjehen më mirë në Britaninë e Madhe. Ata ankohen për ksenofobi, fyerje dhe vërejnë shtimin e izolimit nga Evropa. Kurse përfaqësuesit e partisë UKIP vazhdojnë të jenë të kënaqur dhe dëshirojnë që shkëputja të jetë gjithëpërfshirëse.
Bernard Rayner, kryetar i degës së UKIP-it në qytetin Hastings, thotë “Ne kemi qenë për 1000 vjet ishull. Në origjinën tonë kemi tregtinë me botën. Ne kemi komonuelthin”.
“Çdo ditë falënderojmë Zotin për kanalin e Lamanshit. Ai është gjëja më e vlefshme që kemi. Ai na mbron. Një barrierë natyrore.

Kundër pushtimit. Ai na ka ndihmuar gjithmonë.” – shton Frances Day, financierja e degës së UKIP-it në qytetin Hastings.
Britania e Madhe ka ndryshuar
Mbrojtje, barrierë ndaj të huajve – çfarë fjalori. Britania e Madhe ka ndryshuar. Ajo duket më e vogël, edhe nëse tingëllon përsëri si e madhe. Vazhdmisht dalin ide të habitshme – Flota Mbretërore Britanike duhet të jetë sërish e gatshme që të dominojë detet si fuqi tregtare, deklarata të ashpra, kanali duket se po bëhet më i gjerë, klima ndaj të huajve më armiqësore.

Koha kur ishulli u pushtua për herë të fundit ka shekuj që është pas. Viti 1066. Një përleshje e ashpër. William Normani nënshtron anglosaksonët. Këto ditë në Hastings po ringjallet historia. Në interpretimin e disa patriotëve me shpirt historiani – me Brexitin Mbretëria e Bashkuar po shpëton në fund prej kthetrave të armikut.
Brexit-i përçan shoqërinë
Brexiti është i gjithëpranishëm, ai ndan një vend, përçan shoqërinë dhe familjet dhe tani dëgjon kaq shumë gjëra që tingëllojnë të çuditshme në një vend kozmopolit dhe tolerant. “Gruaja ime është franceze.

Firmës së saj në Londër iu kërkua të deklaronte të gjithë punonjësit e huaj. Ata përbjnë 98 për qind.

Po bëhet pak si çmenduri këtu. Qëkurse vendi vendosi të dalë nga BE-ja.” – thotë një banor i Hastingsit.
Ksenofbia sheshit
Fakti që qeveria e ka shpallur si temë lufte kontrollin dhe kufizimin e emigracionit, ka nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë ksenofobe – dhe numri i veprave të dhunshme me motive raciste është rritur.

” Nuk është raciste, të jesh patriot dhe të duash të ruash kulturën tënde. Ne kemi pranuar gjithmonë emigrantë, por tani janë bërë shumë.” thotë një kalimtare.
Faktin se tani ka më shume akte dhune raciste, ajo e mohon me fjalët: “Budallallëqe, mite politike të të majtëve, që duan të na mbushin mendjen se ne kemi një problem me racizmin.” Ne kemi një problem të tillë,” – thotë një kalimtar tjetër që dëgjon bisedën tonë – racizimi është rritur me 76 për qind.
Londra jeton prej kulturave të shumta
Londra, një të shtunë, Afrika është mysafire në Trafalgar Square. Ka ditë kur duhet ta duash Londrën. Me gjallërinë, gëzimin, kreativitetin e saj. Asnjë qytet tjetër në Evropë nuk është kaq – cool .. Londra jeton prej kulturave të shumta, talenteve ndërkombëtare, parave të huaja.

Këtë kryetari i bashkisë e di shumë mirë këtë. Mënyra e palodhur me të cilën Sadiqh Khan bën selfie me njerëzit – më befason. Ai demonstron afërsi, empati dhe çiltërsi. Kundër retorikës së  rrezikshme të konservatorëve për emigracionin. “Pa migrantët Londra do të ishte një vend i trishtuar. Një vend i varfër. Londra është e hapur” – në një farë mënyre më prek fakti që një kryetar bashkie e përsërit pothuajse sikur po lutet mesazhin e tij në çdo tribunë.

Evropianët nuk ndjehen më të mirëpritur

“Në periudhën pas referendumit për Brexitin, kemi përjetuar një rritje të krimeve prej urrejtjes. Por mesazhi im për ju qytetarë të Londrës, që vini nga vendet e BE-së, është mjaft i thjeshtë – ju jeni të mirëpritur këtu.” – thotë Sadiqh Khan.

Pauli Glinka erdhi 16 vjet më parë nga Polonia dhe ngriti në Londër një bazë jetese. Biznesi i shkon mirë, por brenda vetes ai është thellësisht i zhgënjyer, ndejehet i pasigurt, si shumë bashkatdhetarë të tij prej sulmeve verbale e ngacmimeve. Kohët e fundit dikë madje e vranë. “Britania më ka lejuar gjithmonë që të ndihen këtu si në shtëpinë time. Por tani nuk mund ta them më këtë, për shkak të sulmeve armiqësore kundër evropianëve. Ne nuk ndjehemi më të mirëpritur.” – thotë Glinka.

 

 

Artikulli paraprakInteligjenca Britanike thotë se Rusia po vepron ‘në mënyra agresive’
Artikulli vijuesShqipëri: Qytetarët shumë pak u besojnë institucioneve dhe partive