Clinton: angazhimet e SHBA për sigurinë e Izraelit janë të forta

Në Izrael mbërriti Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Ajo ka për qëllim të kontribuojë në dhënin fund konfliktit të armatosur palestinezo-izraelit në Rripin e Gazës. Hillary Clinton në takimin me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu theksoi se angazhimet e Amerikës për sigurinë e Izraelit janë të pathyeshme dhe të forta sa një shkëmb.

“Në ditët e ardhshme, SHBA do të punojnë me partnerët në Izrael dhe në të gjithë rajonin në kërkim të daljes nga situata që kërcënon sigurinë dhe paqen në Izrael, si dhe për të përmirësuar kushtet për popullin e Gazës” – sqaroi Hillary Clinton pozicionin amerikan.

Artikulli paraprakShpërthim te "Kroi i Vitakut"
Artikulli vijuesRexhepi shkarkoi këshilltarin dhe dy zyrtarë të MPB-së