Britania pason Norvegjinë me një video kampanjë prekëse për Sirinë

0
155

Kampanjat e Njoftimeve të Shërbimeve Publike që kanë për qëllim t’i nxisin njerëzit në ndihmë të Sirisë, puna fillestare me të cilën organizatorët merren rreth organizimit të tyre është që krizat të ndihen më drejtpërdrejtë sesa nga larg.

Të njëjtën gjë kishte për qëllim edhe kamera e fshehur e vendosur gjatë muajit të kaluar në Norvegji, në të cilën një fëmijë në këtë dimër të ftohtë ishte ulur duke u mërdhirë pa pallto në një ulëse ku pritej autobusi.

Tani organizata ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve “Save the Children” kishte organizuar kampanjën e saj në Mbretërinë e Bashkuar që ta bënte të mundur përballjen e trazirave që ndodhin me të vërtetë në Siri. Kjo kampanjë shfaqet në një video 90 sekondëshe dhe pati një ndikim tepër të madh.

Reklama e punuar nga agjencia kreative “Don’t Panic” shpalos atë se nëse e gjithë ajo që ka ndodhur në Siri do të ndodhte në Londër. E xhiruar në mënyrë gjoja krahasimore, ajo përdor një strukturë popullarizuese çdo njësekondëshe në ditë ku paraqitet bota e një vajze që rrënohet çdo ditë e më shumë gjatë një viti, ashtu si ekzistenca e klasës së mesme të rahatshme tretet dhe ajo e sheh veten si një jetime refugjate dhe e pastrehë mes trazirave të luftës.

Videoja përkon me promovimin e përvjetorit të tretë të luftes në Siri, e cila kanë lënë mbi 400 mijë njerëz të vdekur dhe mbi 6 milionë e më shumë refugjatë. Në fund të ekranit mund të shihet një tekst në të cilin shkruhet: “Vetëm se kjo nuk po ndodhë këtu nuk do të thotë se nuk është duke ndodhur”.

“Eshtë e lehtë të harrohet se Siria ishte një shtet me të ardhura mesatare, ku fëmijët ishin të kënaqur me përfitimet edukative, shëndetësore dhe të drejta të tjera elementare që fëmijët tanë I marrin për dobësi, të mos përmendim llogaritë në rrjetin social “Facebook”, videolojrat dhe kulturën rinore”, thotë Jack Lundie, drejtor për komunikim në “Save the Children”.

“Shpresojmë se videoja do të mirëpritet tek publiku, veçanërisht tek ata që nuk janë të informuar rreth situates në Siri, dhe ofrojnë një perspektivë të re në ndikimin shkatërrues të këtij konflikti që po tremb fëmijët e Sirisë”./exp

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/RBQ-IoHfimQ” frameborder=”0″ allowfullscreen]