Brokoli, një nga perimet ideale për këto ditë të ftohta

0
259
 
 
Brokoli sjell shumë të mira për shëndetin tonë. Përmban 35 kalori në vetëm në 100 gr, ndërkohë që përmban shumë vlera për trupin.
 
brokoli sallateBrokoli ka veti antikancerogjene 2 substancat më të njohura janë I3C (indole-3-carbinol) dhe sulforafane (sulforaphane).
Përforcues i imunitetit (pasi është i pasur në vitaminë C)
Është e dobishme për mbrojtjen e zemrës të të gjithë personat që kanë probleme kardiovaskulare (përmban shumë kalium, i cili ndihmon në balancim e tensionit arterial)
Shikoni se sa shumë vlera përmban në vetëm 100 gr:
 
5 gr karbohidrate
6,64 gr fibra
0,37 gr yndyrë
2,82 gr proteina
89,2 mg vitaminë C
0,73 mg hekur
21 mg Magnez
66 mg Fosfor
316 mg Kalium
0,41 mg Zing
63 mg Acid folik (B9)
Kujdes!
 
Për të marrë në maksimumin e vlerave këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar mund ta shtoni vetëm për pak minuta, dhe jo më tepër.
 
Mund ta konsumoni – si sallate me perime të freskëta ose edhe të ziera
 
si përbërës në supa të ndryshme
në omletë
si pure me perime të tjera miks për vogëlushët tuaj etj.