Bulliqi dyshon nëse eksperti anglez për Demarkacionin ka qenë në Kosovë (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi, për ekipin e ekspertëve ndërkombëtarë të thirrur nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, përkitazi me Demarkacionin me Malin e Zi, thotë se dhanë rezultatin e porositur.

Në një intervistë për Rrokum Rrol në TV Rrokum, ai madje dyshon nëse eksperti nga Anglia (Fred Newton) ka qenë në Kosovë deri në ditën e konferencës për shtyp kur shpallin rezultatin se nuk kishte asnjë problem me Demarkacionin.

“Nuk e kam parë asnjëherë gjatë takimeve me komisionin”, thotë ai. “Kur reagonim për Demarkacionin, reagonin jo se amerikanët e kanë kryer këtë punë e nuk gabojnë. Po kur sot reagoi Departamenti amerikan i Shtetit për korrupsion, thonë se gabon”.

https://www.youtube.com/watch?v=lcmVgLqz4uY

Artikulli paraprak“Obiliqi është shndërruar në katastrofë mjedisore”
Artikulli vijues“Obama di me detaje gjithçka ndodh në Shqipëri” thotë Rama