Sali Berisha përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë ish-kryeministrin, Sali Berisha për deklaratat e lëshuara një ditë më parë prej tij në seancë plenare.

“Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

Pas kësaj deklarate, reaguan deputetët socialistë që dorëzuan në Byro kërkesën për përjashtimin e Berishës me 10 ditë, ndërsa ministri Tahiri kërkoi edhe nga Prokuroria nisjen e hetimeve për shkeljen e Kodit Penal, njofton Top Channel.

Por, nënkryetari demokrat i Byrosë, Edmond Spaho e cilësoi politik vendimin e Byrosë dhe që ka një mision të vetëm; shmangien e vëmendjes nga kriminalizimi, duke harruar një fakt të rëndësishëm, sipas opozitës.

Artikulli paraprakATOM rrezikon shuarjen në mungesë të përkrahjes financiare nga qeveria
Artikulli vijues128 zyrtarë policorë gradohen si rreshterë