Burgu luksoz i njeriut që vrau 77 njerëz

Breivik 33 vjeçar është mbajtur në këtë burg, i quajtur “Ila” tash e një vit dhe ky burg konsiderohet si një ndër burgjet me sigurinë më të lartë në Oslo.

Por nga fotografitë e publikuara të këtij burgu, ai shihet të jetë tepër komod.

Sipas një deklarate të lëshuar nga autoritetet e këtij burgu, Breivik do të jetë i izoluar nga të burgosurit tjerë.
Në fotografitë ku shihet burgu, shihet edhe një kompjuter por sipas autoriteteve, ai nuk ka qasje në internet.
Avokatët mbrojtës të Breivikut kanë thënë se ai planifikon të grumbullojë të gjithë manifestet e tij të publikuara online, do ti shkruajë në libër./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakAlarmon AK: Shqiptaret dhe sllavët po i këmbejnë vajzat me bagëti
Artikulli vijuesIntegrimi i telefonave mobilë dhe automobilave