U gjet trupi i fundosur në Batllavë

Është gjetur trupi i viktimës që ishte fundosur në liqenin e Batllavës.

Ekipet e FSK-së të Njësitit reagim krizës dhe kërkim shpëtimit pas 4 orë kërkimi kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të 23-vjeçarit. Sipas major Fadil Hoxha, trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Orllan. Viktima me inicialet V.H. është nga fshati Sibovc i Podujevës. Ai ishte fundosur të dielën rreth mesditës në liqenin e Batllavës deri sa po luante me top./koha/kohaislame

Artikulli paraprakDeklaratë për parandalimin e vdekshmërisë së fëmijëve
Artikulli vijuesThaçi ngushëllon Mbretin e Arabisë Saudite