Buxheti ushtarak i Kinës 7 për qind më i lartë

Shpenzimet ushtarake të Kinës do të shkojnë në afro 145 miliardë dollarë

Kina do të rrisë buxhetin ushtarak me 7 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimin e ka dhënë zëdhënësi i Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, Fu Ying. Ai ka deklaruar një ditë para se të organizohet takimi i Këshillit të Përgjithshëm se shpenzimet ushtarake do të shkojnë në afro 145 miliardë dollarë.

Duke vënë në dukje se harxhimet aktuale ushtarake kontribuojnë 1.3 për qind në rritjen vjetore të ekonomisë së këtij vendi, Fu, në vijim të fjalës së tij ka shtuar: “Jemi të gatshëm për zgjedhje përmes dialogut, por do të bëjmë çdo gjë për të ruajtur interesat tona kombëtare”.

Artikulli paraprakÇavuşoğlu Gjermanisë: Nuk jeni pronari i Turqisë
Artikulli vijuesMerkel do të takojë Trumpin më 14 mars