Çavuşoğlu Gjermanisë: Nuk jeni pronari i Turqisë

Deklarata e shefit të diplomacisë turke ka ardhur gjatë një prononcimi për mediat pas takimit me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me anulimin e takimit të ministrit turk të Drejtësisë në Gjermani, është shprehur: “Kjo është kthyer në një veprim sistematik nga qeveria e shtetit gjerman”, raporton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e shefit të diplomacisë turke ka ardhur gjatë një prononcimi për mediat pas takimit me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto.

“Ky qëndrim i Gjermanisë është kundër demokracisë, të drejtës për tu tubuar dhe të drejtës së fjalës. Një vend i cili jep leksione demokracie vendeve të tjera, madje një vend që shpesh herë përzihet në punët e brendshme të vendeve të tjera, ndërsa nga ana tjetër pengon tubime të tilla, ka të bëjë me standardin e dyfishtë që ky vend ka. Kjo gjë vlen edhe për Perëndimin”, shtoi ndër të tjera Çavuşoğlu.

Ai ka vënë në dukje se edhe vitin e kaluar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është penguar të zhvillojë një takim në lidhje me 15 korrikun, ndërsa nga ana tjetër Gjermania lejoi mbështetësit e organizatës terroriste PKK të tubohen, madje kanë lejuar edhe lidhje direkte për transmetim.

“Jepni leje për kryeterroristët, ndërsa nuk lejoni një takim i cili zhvillohet nga qeveria e zgjedhur nga populli si dhe një takim të zhvilluar nga Presidenti i një vendi. Kjo nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë”, ka shtuar ai.

Çavuşoğlu ka theksuar se edhe kryeministri është tentuar të pengohet në takimin që zhvilloi në Gjermani. “Ndërsa tani janë bashkitë ato që anulojnë takime. Kjo nuk është një rastësi, por një vepër sistematike e strukturave të thella shtetërore gjermane”.

Ndërsa në vijim të fjalës së tij Çavuşoğlu shton: “Duhet të na shikoni si një partner të barabartë. Ju nuk jeni pronari i Turqisë. Ju nuk jeni i rangut të parë, ndërsa Turqia e rangut të dytë. Ne nuk sillemi kështu me juve. Jeni të detyruar të silleni kundrejt Turqisë si një partner më të drejta të barabarta”.

Duke theksuar edhe njëherë se duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të barabartë në marrëdhënie, Çavuşoğlu ka vënë në dukje se për këtë veprim do të jepet çdo lloj përgjigje e merituar.

Artikulli paraprakOrganizatat thirrje OKB-së për hetime në Mijanmar
Artikulli vijuesBuxheti ushtarak i Kinës 7 për qind më i lartë