Një numër gjithnjë e më i madh i fëmijëve janë duke zhvilluar deformime të pakthyeshme të shpinës për shkak të peshës së çantave që i bartin në shkollë, paralajmërojnë ekspertët, përcjell Daily Mail.
Gjysma e fëmijëve vuajnë nga dhimbjet në shpinë deri në moshën 14-vjeçare dhe mjekët janë duke raportuar një rritje të rasteve të anomalive kurrizore tek nxënësit, duke përfshirë lakime të deformuara të njohura si scoliosis (shkollioza).
Çantat e stërngarkuara të shkollës që janë gati dyfish më të rënda se çantat që i kanë bartur para dhjetë vjetësh janë duke i kontribuar kësaj dukurie.
Nxënësit në mënyrë rutinore bartin çantat e mbushura me libra të mëdhenj, laptopë, rrobat e sportit dhe drekat e paketuara, çka mund të peshojë edhe deri 10 kilogramë.
Ekspertët e shëndetit thonë që fëmijët rrezikojnë dëmtim afatgjatë dhe të përhershëm nëse ata rregullisht bartin më shumë se 15 për qind të peshës së tyre trupore mbi supet e tyre.
Shoqata e bamirësisë BackCare pohon që shumë të rinj janë duke bartur gati 20 për qind të peshës së tyre prej shtëpisë në shkollë dhe disa madje edhe 25 për qind të peshës.
Specialistët për dhimbje të shpinës apelojnë për një inspektim të peshës që fëmijët e vegjël kërkohen të bartin çdo ditë në shpinën e tyre.
Sean McDougall, nga BackCare, thotë që problemi është një “bombë me sahat e shëndetit” që është duke i paraprirë një jete të mjerueshme në jetën e mëvonshme.
“Nëse fëmijët kanë dhimbje derisa janë aq të rinj, ka shumë mundësi që do ta kenë për 70-80 viteve të ardhshme, çka çon deri te një çmim i madh fizik dhe emocional,” tha ai.
Skeletet e fëmijëve janë ende duke u zhvilluar kështu që bartja e çantave të rënda mund të shkaktojë dëme afatgjate.
“Shumë i mbajnë çantat e tyre në një krah, apo në pjesën e bërrylit dhe kështu i shkaktojnë ngarkesë shpinës.
“Shumë nga çantat që përdoren janë çanta të mëdha sportive që janë dy herë më të mëdha se çantat që janë përdorur para një dekade.
Nëse fëmijët kanë çanta më të mëdha, atëherë ata do t’i mbushin ato, transmeton Koha.net. Pajisjet sportive, instrumentet muzikore dhe rrobat e rënda për mot me shi dhe fëmijët janë tërësisht të mbingarkuar.
“Ne shohim fëmijët që bartin derisa çereku i peshës së tyre trupore çka nuk do të lejohej kurrë po të ishin të rritur.”
“Prindërit duhet po ashtu të insistojnë që fëmijët e tyre t’i mbushin çantat vetëm me gjërat për të cilat kanë nevojë për ditën e ardhshme dhe të sigurohen që i vendosin në të dy supet,” përfundoi McDougall./Koha