Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se “Është jo-korrekte të diskutohet ndërtimi i një “zone të sigurisë” në koordinim me SHBA-në përpara se besimi ndërmjet Ankarasë dhe Washingtonit të rivendoset, shkruan MekuliPress.info
“Besimi me SHBA-në është prishur,” tha Cavusoglu, tri ditë pasi kishte biseduar me homologun e tij të SHBA-së Rex Tillerson, përcjellë MekuliPress.info
“Derisa besimi ndërmjet këtyre dy shteteve të jetë ri-ndërtuar, do të ishte e palogjikshme të diskutohen çështje të tilla,” tha ai për “Hurriyet”, duke iu referuar sygjerimeve të Tillersonit mbi ndërtimin e një zone 30 km filluar nga kufiri me Turqinë.
“Ne nuk jemi të sigurt se cili është objektivi i SHBA-së. Para së gjithash, ne duhet të rregullojmë këtë mjedis skeptik,” shtoi Cavusoglu.MekuliPress.info