Xhandarmëria e Serbisë kidnapon udhëheqësin e “Rojave të Urës”

(e plotesuar) Slavoljub Jovic, i njohur me nofkën Pagi, është kidnapuar nga Xhandarmëria e Serbisë të mërkurën rreth orës 9:00 në oborrin e spitalit në veri të Mitrovicës.

Rrëmbimi dhe arrestimi i Slavoljub Jovicit me nofkën Pagi, nga ana e xhandarmërisë së Serbisë, ka shkaktuar tërmet në Policinë e Kosovës, si dhe në KFOR e EULEX, raporton korrespodenti i gazetës “Koha Ditore” nga Mitrovica.

Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, Jovicit në oborrin e Spitalit i është vënë një thes në kokë dhe me dhunë është futur në një xhip me ngjyrë të zezë.

Në këtë operacion të xhandarmërisë së Serbisë kanë marr pjesë mbi 20 pjesëtarë të kësaj policie me pesë xhipa të zezë si dhe një autoambulancë. Xhandarë serbë kanë qenë të maskuar dhe të pajisur me armë të shkurta Shkorpion ka thënë burimi i gazetës. Xhandarë serbë me “plaçkën” e tyre tanimë e kanë lëshuar territorin e Kosovës duke u future në Serbi përmes pikëkalimit ilegal kufitare në fshatin Tresav të Leposaviqit.

serbiangandarmarie

Zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia e Kosovës nuk ka informacion në lidhje me këtë arrestimi.

“Policia e Kosovës nuk ka zhvilluar ndonjë operacion për arrestim të ndonjë personi në veri të Mitrovicës, as KFOR-i e as EULEX-i nuk na kanë njoftuar policinë se do të ketë ndonjë arrestim në veri të Mitrovicës”, ka thënë për ‘Koha Ditore’ zëdhënësi i policisë për rajonin e MItrovicës, Besim Hoti.

Gazeta deri më tani nuk ka munduar të mësojë arsyet e këtij kidnapimi.

Jovic është person i njohur për policinë e Kosovës KFOR-in si dhe EULEX-in si një person ekstrem. Ai ka qenë ndër udhëheqësit kryesorë të grupit famëkeq “Rojat e Urës”, ndërsa ka marr pjesë në një sulm në njësinë speciale polake të UNMIK-iu, kur ai dhe ishte arrestuar.

Edhe pse nga ana tjeter Policia e Kosovës nuk dëshiron të pranojë se në territorin e Kosovës vepron edhe një organizatë tjetër policore. Megjithate behet publike sot se Gjykata e Kralevës i ka caktuar atij një muaj paraburgim për shkak të vrasjes së një ushtari të KFOR-it në ditën e 1 qershorit në fshatin Rudarë, kur pjesëtarët e forcave paqeruajtëse kishin tentuar të hiqnin barrikadat e ngritura në këtë pjesë.

 

Komandanti i KFOR-it ën Prishtinës, Halbauer, ka thirrur një takim urgjent të gjithë komandantë e njësiteve të KFOR-it. Ai ka kërkuar shpjegime detaje se si ka qenë e munduar që xhandarmëria serbe të futet në Kosovë, të arrestojë një person dhe të dalë nga Kosova po u vërejtur, kanë njoftuar burime të gazetës.kohaislame

Artikulli paraprakSHBA – Uragani “Sandy” paralizon jetën në 140 qytete
Artikulli vijuesLiga Arabe, mbledhje emergjence për Sirinë