Ministri Çavuşoğlu i cili po qëndron për vizitë në SHBA për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet në kuadër sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të dielën filloi takimet zyrtare të tij
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi takime me zëvendëskryetarin e Parë të Komisionit të Bashkimit Evropian, Frans Timmermans, kryetarin e 71 të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, Peter Thomson, këshilltarin e Posaçëm për Qipron të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së, Espen Barth Eide, ministri i Jashtëm të Sllovakisë dhe njëherësh kryetar i radhës i BE-së, Miroslav Lajcak, sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland dhe përfaqësuesin i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Eliot Engel, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu i cili po qëndron për vizitë në SHBA për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet në kuadër sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të dielën filloi takimet zyrtare të tij.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se në takimin Çavuşoğlu-Timmermans, janë diskutuar çështjet, si tentativa për grusht shteti, migrimi dhe liberalizimi i vizave. Ndërsa mësohet se në takimin me Thomson, janë diskutuar çështjet, si tentativa për grusht shteti, kriza e refugjatëve dhe migrantëve dhe zhvillimet rajonale duke përfshirë edhe Sirinë.
Ministri Çavuşoğlu gjithashtu zhvilloi një takim me këshilltarin e Posaçëm për Qipron të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së, Eide. Mësohet se në këtë takim janë trajtuar zhvillimet e fundit lidhur me procesin e negociatave të cilat vazhdojnë në Qipro.
Ndërsa në takimin Çavuşoğlu-Lajcak, u vlerësuan çështjet si marrëdhëniet Turqi-BE, liberalizimi i vizave dhe çështjet në agjendën e OKB-së.
Kryediplomati i Turqisë në takimin e tij me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Jagland, ka biseduar për zhvillimet pas tentativës së grushtit të shtetit dhe për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Këshillit të Evropës.