Çavuşoğlu duke vënë në dukje se pjesëtarët e FETÖ-s kanë depërtuar edhe në ministri, u shpreh se me mbështetjen e popullit dhe me udhëheqjen e Presidentit Erdoğan është zmbrapsur ky puç.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka marrë pjesë në tubimin e “mbrojtjes së demokracisë” bashkë me qytetarët para shtëpisë së Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Kısıklı të Üsküdar -it në Stamboll. Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se Stambolli është qyteti i heronjve dhe trimave të demokracisë, duke mbajtur një qëndrim të drejtë dhe demokratik kundër tankeve dhe avionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
“Duhet ti pastrojmë këto tradhtarë nga ushtria jonë, brenda ushtarëve, policëve, gjyqësorit dhe nga institucionet tona shtetërore. Kanë ngritur sistemin dhe kanë depërtuar edhe në ministrinë ku unë punoj dhe unë do ti largoj të gjithë nga kjo ministri, sepse unë nuk mund t’ia besoj këtyre qytetarët e mi jashtë vendit.
Nuk mund t’ia besoj këtyre sekretet e shtetit. Këtyre tradhtareve nuk mund ti besoj asnjë gjë të shtetit. Nga këto ne do të kërkojmë llogari për dëshmorët e rënë dhe për atë që i kanë përjetuar këtij populli. Keni hyrë jo vetëm në historinë e Turqisë, por edhe në historinë e botës si një popull që i bëri grusht puçit. Jam krenar që jam një prej bijve të këtij populli dhe të jem gjithashtu në shërbim të tij”, u shpreh në fjalën e tij ministri Çavuşoğlu.
Ai ka shtuar se e gjithë bota flet me admirim për popullin e madh turk i cili sipas tij pa asnjë armë, thikë në dorë u përball vetëm me duar duke i vendosur gjoksin e mbushur me besim tankeve dhe avionëve të tradhtarëve.
Duke vënë në dukje se Kısıklı ishte objektiv i atyre që dëshironin të sulmonin të ardhmen e këtij vendi, por se qytetarët pas tentativës për puç më 15 korrik qëndruan në anën e kryekomandantit dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ministri Çavuşoğlu ka shtuar më tej: “Në këtë proces ka edhe nga ta që mbështetin tradhtarin FETÖ. Çfarë na qenka ‘se nuk paska ende prova se e ka kryer ai këtë‘. Provat janë në shesh mjafton të jetë dëshira për ti vërejtur.
I vëreni ato që përhapin fyerje kundër Turqisë, popullit turk, Presidentit Recep Tayyip Erdoğan si dhe kundër fesë, besimit dhe kulturës tonë duke përdorur tentativën për puç. Ato tradhtarë kanë llogaritur çdo gjë, por është e kotë sepse nëse ato kanë bërë një llogari kanë harruar që edhe populli ynë dhe krijuesi ynë ka bërë një llogari. Nuk e paskan njohur popullin turk dhe pikërisht këtë nuk kanë mundur të llogarisin. Kanë harruar të llogarisin madhështinë e popullit turk se sa i madh është ai.”
Ndër të tjera pasi ka tërhequr vëmendjen se në Azi, Evropë, në Lindjen e Largët dhe në Afrikë ka vende që janë mike me Turqinë, ministri Çavuşoğlu ka pohuar se këto vende janë në krah të Turqisë në luftën kundër FETÖ-s ku edhe Kazakistani ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa kundrejt këtyre. Çavuşoğlu duke shtuar më tej se edhe pakistanezët ndodhen në krah të popullit të Turqisë të cilët do të hedhin hapa kundër FETÖ-s ashtu si edhe Somalia e cila ia ka mbyllur shkollat dhe i kanë përzënë nga vendi, ka theksuar se do ti ndjekin kudo që të jenë këto tradhtarë.
Ministri Çavuşoğlu duke vënë në dukje se pjesëtarët e FETÖ-s kanë depërtuar edhe në ministri, u shpreh se me mbështetjen e popullit dhe me udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan është zmbrapsur ky puç.
Çavuşoğlu gjithashtu ka cekur edhe punimet në lidhje me deportimin nga SHBA-të të kreut terrorist FETÖ, ku ka theksuar se në ditët në vijim do të nisen drejt SHBA-ve. Ndër të tjera Çavuşoğlu ka theksuar se tashmë është koha për solidarizim dhe ka ftuar për pjesëmarrje në mitingun i cili do të mbahet ditën e diel në Yenikapı të Stambollit. Ai si ka shprehur edhe falënderimet për konfirmimin e pjesëmarrjes në këtë miting të liderëve të partive të tjera, CHP dhe MHP.