“Turqia është me vëllezërit palestinezë dhe mbështet gjithë angazhimin e tyre për unitet”, shkroi Çavuşoğlu
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë,Mevlüt Çavuşoğlu ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit për Popullin Palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu me këtë rast ndau mesazhin në Twitter.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit për Popullin Palestinez, edhe njëherë theksojmë mbështetjen tonë për shtetin e pavarur dhe sovran të Palestinës në kufijt e vitit 1967 me Jerusalemin, si kryeqytet. Turqia është me vëllezërit palestinezë dhe mbështet gjithë angazhimin e tyre për unitet”, shkroi Çavuşoğlu.