Çeku falënderon Turqinë për ndihmë ndaj FSK-së

Ministri Agim Çeku priti në takim komandantin e Akademisë së Forcave Luftarake të Republikës së Turqisë, gjeneral major Metin Gurak
Çeku e falënderoi gjeneral majorin Gurak për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Akademisë Luftarake të Turqisë, për përkrahjen e pakursyer që po jep kjo Akademi në të mirë të ngritjes profesionale të oficerëve dhe kadetëve të Forcës.

Ndërsa, gjeneral major Metin Gurak shprehu kënaqësinë që vizitoi ministrinë dhe u shpreh se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Akademisë Luftarake të Turqisë dhe FSK-së ka qenë i shkëlqyeshëm, duke nënvizuar se oficerët e FSK-së të cilët kanë vijuar këtë akademi kanë qenë shumë të suksesshëm.

Ai, potencoi gjithashtu faktin se përveç 450 kadetëve dhe oficerëve që ka kjo akademi nga stafi vendor, aktualisht në Akademi vijojnë dhe 80 oficerë të shumë vendeve të botës ndër ato edhe Kosova.

Ministri Çeku dhe gjenerali Gurak e konfirmuan gatishmërinë për një bashkëpunim edhe më intensiv në të ardhmen.

Artikulli paraprakMinistrit Agani i kërkohet Ligji për sigurimin shëndetësor
Artikulli vijuesMarrëveshja, ne dhe e ardhmja!?