Allahu për çdo kërkesë ka bërë çelës që ta hapë atë:
– e ka bërë pastërtinë çelësin e namazit, siç ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem: “Çelësi i namazit është pastertia.”
– kurse Ihramin e ka bërë çelës të Haxhit;
– çelës i mirësisë është sinqeriteti;
– çelësi i Xhenetit është Teuhidi;
– çelësi i diturisë është forma e mirë e pyetjes dhe dëgjimi;
– çelësi i ndihmës dhe triumfit është durimi kurse falenderimi është çelësi i shtimit;
– çelësi që të të duan të tjerët është të duash dhe të jesh prej atyre që bëjnë dhikër;
– çelësi i shpëtimit është devotshmëria;
– çelësi i suksesit eshte frika dhe shpresa;
– kurse duaja është çelësi i përgjigjes;
– çelësi i shpresës për në Ahiret është lënia e dynjasë dhe mos preokupimi me të (Zuhd);
– çelësi i Imanit është meditimi dhe thellimi në atë që ka kërkuar Allahu për njerëzit e tij;
– çelësi i hyrjes për tek Allahu është kur zemra e pranon Islamin dhe e mbron atë e tregohet e sinqertë ndaj tij (Islamit) në dashuri, urrejtje, në veprime dhe ndalime;
– kurse çelësi i jetës së zemrës eshtë meditimi në Kur’an, përulja para agimit me adhurim dhe lënia e gjynaheve;
– kurse çelësi i arritjes së mëshirës është adhurimi i Allahut sikur e shikon Atë, por edhe pse ti s’e shikon Atë, Ai të shikon ty, pra me Ihsan dhe duke u bërë i dobishëm tek njerëzit e Tij;
– kurse çelësi i rrizkut është vazhdimësia në istigfar (kërkimi i faljes) dhe në devotshmëri;
– kurse çelësi i krenarisë është bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij;
– kurse çelësi i përgatitjes për në Ahiret është të mos rrish vetëm me shpresë;
– e çelësi i çdo të mire është dashuria për Allahun dhe për Ahiretin;
– kurse çelësi i çdo të keqeje është të duash vetëm dunjanë dhe të jetosh vetem me shpresë.
Autor: Ibn Kajjim el-Xheuzie
Burimi “Hadiul-Eruah ila Biladil-Efrah”, fq.65-66,