Çelësi për jetën e suksesshme! Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimi ynë i përket vetëm Allahut të madhëruar, Salavatet dhe urimet më të përzemërta ia përciellim Pejgamberit tonë Muhamed, salallahu alejhi ue sel-lem. Të nderuar vëllezër dhe motra!’ Esselamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berakatuhu Shpeshherë, në jetën tonë të përditshme, kur kemi dëshirë,të plotësojmë nevojat tona, bëjmë të pamundurën, për t’i realizuar ato, ka plot raste, që dëshirat tona nuk plotësohen. Vallë, a kemi menduar ndonjëherë, se ku qëndron fshehtësia e këtij problemi? Supozoni që ju keni nevojë të merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, zgjedhja e një alternative nga dy të paraqiturat është e domosdoshme për ju. Çdo të mendonit? Çfarë do të bënit? Ndoshta së pari do mendonit; Vallë të konsultohem me familjen? Jo. Sepse nuk është konsultë e përshtatshme. Të konsultohem me shokët ? jo. me … !? Pyetje të shumta vërtiten në mendjen tënde, iluzione të shumta. Çdo të ndjenit? Padyshim pasiguri për të ardhmen, stres, trishtim, dobësim të moralit etj. Supozoni se; dikush ju thotë: ”… Njoh një plak të motshëm, i cili të jep përgjigje të sakta në çdo aspekt…” Menjëherë, do të mendonit sesi të kontaktoni me këtë plak të urtë, të konsultoheni, të merrni përgjigjen e duhur. Do të thonit menjëherë; Po vallë, ku ndodhet ky plak i urtë, shpëtimtar? Supozoni se duke kërkuar plakun e urtë; dikush, që ju takon në udhën tënde kërkimore, ju thotë: “… Plak të urtë me ato cilësi që ti kërkon unë nuk njoh, por njoh mësuesin e të gjithë njerzëve të mençur …. (diçka vegon në mendjen tënde, shpresë më e madhe, menjëherë do ta pyesësh bashkëbiseduesin) se kush na qenka ky mësues kaq madhështor? -Allahu, -do t’ju thotë bashkëbiseduesi-. -Allahu! -do të thonit me habi- Çudi! pse Allahu i përgjigjet pytjeve tona? Vëlla i dashur besimtar, besoj se ky monolog, tregon qartë se fjalën këtu e kemi për faljen (namazin) e konsultimit, Salatul-istihare. Namaz për të cilin shpesh kemi lexuar e dëgjuar, ku shumë pak nga ne e zbatojnë, dhe këta shumë rrallë, sipas rastit, kjo sepse çdokush duke menduar se është i përsosur në çdo gjë dhe nuk ka nevojë të konsultohet me Allahun Krijuesin e gjithësisë. Shokët e Pejgamberit – salallahu alejhi ue sel-lem – këtë e bënin shumë shpesh, saqë, tregohet se ata e falnin këtë namaz për çdo gjë. Natyrshëm lind pyetja; Çështë ky lloj namazi? Çpërfitojmë prej tij? Së pari le të tregojmë se ç’është ky namaz? Salatul-istihare, është falje që duhet ta kryejë çdo mysliman, për t’u konsultuar me Allahun Krijuesin e botrave, duke falur namaz e bërë lutje (dua) në fund, për t’i kërkuar Allahut vendimin e Tij, e Ky i fundit të vendosë në çështjen që kemi. Mirësitë dhe dobitë e kësaj falje ? Njeriu, sado që të arrijë grada të larta në mendim, dituri, prestigj, devotëshmëri etj. patjetër do të jetë nevojtar karshi krijuesit të tij; qoftë edhe një moment të vetëm. Sado që të përgatitet për realizimin e ndonjë projekti i çdo lloji qoftë. Sa njerëz përgatiten për realizimin e çështjeve të ndryshme, duke bërë projekte preçize, pas një periudhe sheh se ky projekt ka qenë i gabur, rezultat i kësaj; fillimi i projektit nga fillimi. Shpesh, çdokush nga ne gjendet midis alternativash, pozitë e vështirë, por patjetër duhet të marrë një vendim, të zgjedhë. Ndodhet në udhëkryq që degëzohet me shumë nëndegë, nuk e di se kush nga këto rrugë e dërgon në destinacionin e duhur, kështu thellohet në mendime, për të gjetur zgjidhjen e përshtatshme, sepse një vendim i gabuar do të thoshte për të; shkatrërrim e degradim të përhershëm. Tregohet që arabët, në kohët e hershme, (para ardhjes së islamit) kur donin të merrnin ndonjë vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre, kishin një mënyrë tradicionale për të marrë vendimet përkatëse. Shorti ishte rrugëzgjidhja e vetme. Përgatitnin tre copa balte, në njërën prej tyre shkruanin “e bëj”, në copën dytë “se bëj”, ndërsa copën tretë, e linin bosh. Kështu bënin përzgjedhjen; vendimi i prerë sipas rezultatit të shortit (ku binte copa bosh, ripërsëritej shorti). Natyrisht kjo gjë pas ardhjes së Islamit, u ndalua rreptësisht nga Allahu i madhëruar, duke u zëvedësuar me namazin e istihares. Nga mirësitë e mëdha të Allahut të madhëruar ndaj njerëzve është dhe ky lloj i namazit, që myslimani duhet ta ketë pishtarin e tij në jetën e përditëshme për të arritur suksesin në çdo aspekt të jetës së tij. Sepse kjo, jo vetëm që nuk i kushton ndonjë kohë të madhe, por në të kundërt e bën atë (myslimanin), të jetë i suksesshëm në jetën e tij. I thënë me fjalë të tjera, këtë namaz mund ta quajmë; Çelësi për jetën e suksesshme, themi kështu sepse myslimani ia parashtron hallet dhe problemet e tij, Allahut, qofshin këto probleme të rëndësishme apo jo. Të mëdha, apo të vogla. Më pas pret miratimin përfundimtar dhe fillon zbatimin e kërkesës. Vetë Pejgamberi – salallahu alejhi ue sel-lem- i ka dhënë një rëndësi të veçantë këtij namazi, saqë i orientonte shokët e tij që të konsultoheshin vazhdimisht me Allahun e madhëruar në çdo problem që kishin. Si realizohet ky namaz? Pasi të kemi marrë avdest, falim dy rekate namaz, japim selam, ngrejmë duart drejtë fytyrës, dhe fillojmë të lexojmë lutjen përkatëse siç vijon: “ALL-LLAHUME IN-NI ESTEHIRUKE BI ILMIKE, UE ESTEGDIRUKE BI KUDRETIKE, UE ES’ELUKE MIN FADLIKE EL-ADHIM FE IN-NEKE TEKDIRU UE LA EKDIRU, UE T’LEMU UE LA E’LEMU, UE ENTE ALAMUL-GUJUB, ALL-LLAMUME IN KUNTE TA’LEM EN-NE HADHAL-EMR (përmend nevojën që ka) HAJREN LIJE FI DIJNI UE MEASHI UE AKIBETU EMRI- AXHILIHI AU EXHILIHI- FE IKDURHU LIJE UE JESIRHU LI THUM-ME BARIK LI FIHI, UE IN KUNTE TA’LEMU EN-NE HADHAL-EMRU SHERRUN LI FI DIJNI UE MEASHI UE AKIBETU EMRI – AXHILIHI UE EXHILIHI – FE ISRIFHU AN-NI UE-SRIFNI ANHU UE IKDUR LI EL-HAJR HAJTHU KANE THUME ERDINI BIHI”. “O Allah! Unë kërkoj të marr pëlqimin tënd me diturinë Tënde (të pakufishme), të vlerësoj Ty me vlerat që i meriton, të lutem vetëm Ty (o Allah!) që me mirësitë e Tua të pakufishme e madhore, sepse Ti je caktuesi (i çdo gjëje) e unë jam i pafuqishëm (që të bëj diçka jashtë caktimit Tënd), Ti di çdo gjë e unë e kam të pamundur një gjë të tillë, Ti je zbuluesi i çdo të fshehte. O Allah! Nëse kjo vepër që unë dua të bëj (përmende shkakun për të cilën ke falur namazin) është në të mirën e besimit tim, jetës time, tani e në të ardhmen, lehtësoje kryrjen e realizimin e saj, më pas më beko mua me të. Nëse kjo vepër që unë dua të bëj është në të keqen e besimit tim, jetës time tani e në të ardhmen, largoje atë nga unë e më largo mua nga kryerja e saj, e më mundëso mua mirësitë e Tua kudo që të jenë, më pas më bëj që të kënaqem me të (caktimin Tënd)”. Si e marrim përgjigjen nga Allahu për namazin që kemi falur? Myslimani para se të falë këtë namaz, mund të anojë në mendjen dhe zemrën e tij në atë që i jep kënaqësi shpirtërore, por më pas i del e kundërta. Kjo tregon se Allahu nuk e lejon të kryhet kjo gjë që nuk është në të mirë të vetë myslimanit. Për këtë shkak nuk duhet të mërzitemi kur nuk na realizohet ajo që kemi dëshirë. Për çfarë falet ky namaz? Besimtari e fal këtë namaz, kurdoherë që të jetë nevojtar për marrjen e ndonjë vendimi me rëndësi si; fejesë (martesë), udhëtimi në ndonjë vend tjetër, ndërrimi i vendit të punës, operacion etj. Theksojmë se ky namaz nuk lejohet të falet për çështje fetare që ka vendime të prera, si; A të falem apo jo? A të ha ushqim me para të fituara në rrugë të kundraligjshme? A të përdor kamatën? etj. Shpesh dëgjojmë disa njerëz që përshpërisin s
e; ky namaz frekuentohet në ato raste që kemi mëdyshje dhe lëkundje në veprimin e tyre. Ky mendim është mjaft i gabuar, sepse faktet bindëse nga Pjegamberi janë të shtjelluara qartë, nuk lejojnë dialog të mëtejshëm. Çduhet të bëjmë pas namazit? Pasi të kemi falur namazin na lejohet që të këshillohemi me prindërit, shokët, (shoqet) mësuesit, njerzit e ditur, specialistë të asaj fushe që kemi nevojë për konsultim etj. Allahu i madhëruar na porosit në librin e tij të shejtë që të konsultohemi me njëri tjetrin. Vëlla mysliman … Motër myslimane … Dijeni se namazi i istihares, është hapi themelor për çdo gjë, është çelësi yt për jetën e suksesshme, në këtë botë e botën tjetër –na bëftë Allahu nga banorët e saj, amin- por pas kësaj duhet të kemi gjithmonë në mendje këtë parim; projektim, rregull, disiplinë, konsultim, përfitim nga përvoja e të tjerëve, dhe para së gjithash mbështetja tek Allahu i madhëruar. Vëlla tregtar; para se të nënshkruash ndonjë kontratë tregtie, a diçka të ngjashme; fale namazin e istihares. Vëlla nënpunës; para se të paraqesësh kërkesën për ndërrimin e vendit të punës, ose ke dyshim në pozicionion që ndodhesh nëse është më mirë për ty apo jo… atëherë fale namazin e istihares. Vëlla student; përpara se të marrësh vendim për të filluar ndonjë fakultet, ose për ta lënë atë, fale namazin e istihares. Vëlla i sëmurë; para se të hysh në spital për tu kuruar, fale namazin e istihares. Vëlla mysliman, motër myslimane; para se të nënshkruani aktin e martesës, faleni namazin e istihares. Vëlla mysliman Motër myslimane; para se të ndërrmarësh ndonjë vendim si; udhëtim, kërkesë për punë, blerjen e diçkaje etj. Ose për çdo çështje, fale namazin e istihares. Fjala e fundit Dije vëlla i dashur mysliman, se po të të veprosh me këto porosi që lexove, të jesh i sinqertë me Allahun; Padyshim ke për të parë mrekullitë madhështore të Allahut që do të shpalosen njëra pas tjetrës tek ti. Asgjë nuk do ta shqetësojë mendjen tënde, kur ti të thuash sinqerisht nga thellësia e zemrës tënde bujare; Dëshmoj se nuk ka të adhurueshëm tjetër me meritë pos Allahut – të madhëruar- i vetëm e i pashoq, e Tija është gjithçka, vetëm Atij i përket falënderimi ynë, për çdo gjë është i plotfuqishëm, nuk ka forcë zotëruese mbi ne, askush pos Allahut, famëlartë… Eselamu alejkum ve rahmetullahi ve berakatuhu! Me respekt dhe dashamirsi, vëllai juaj në fe; Sulejman Beqir Rustemi