Zbulohen rrënojat e kështjellës 500- vjeçare nga ku osmanët do të niseshin për në Apenine Vlora rigjen Kalanë e humbur Olimbi Velaj Një zbulim i pazakontë ka ndodhur këtë javë në Vlorë. Bëhet fjalë për gjurmët e një kalaje të lashtë shumë pranë bregut të detit. Një nga pronarët e një trualli në Skelë, ka hasur, gjatë gërmimeve për themelet, një mur 40 metra të gjatë dhe 3 metra të lartë me trashësi 5, 40 metra. Kjo ka qenë gjurma e radhës që i ka bërë arkeologët dhe specialistët e monumenteve të përcaktojnë në këtë zonë rrënojat e një kalaje shumë të njohur në dokumentet e mesjetës për kalatë dhe fortifikimet, në burime lindore dhe perëndimore. Një gjurmë më e hershme e kësaj kalaje, një fragment muri, është zbuluar në kohën e ndërtimit të Pallatit të Sportit në këtë qytet. Por asgjë më shumë, as gërmime, as projekte për gërmime U desh kazma e rastësishme e një qytetari, që kalaja e Vlorës të dilte përsëri në dritë, pas pesë shekujsh. Tani specialistët do të merren seriozisht me të. Gjerak Karaiskaj,specialist për fortifikimet tha, se ky është vetëm sinjali i parë i ekzistencës së kalasë, që do të pasohet me studimin dhe gërmimet e mëtejshme në vendin, ku sapo kanë dalë në dritë gjurmët e mureve. Specialistët përmendën dje si shumë të rëndësishëm faktin, që për këtë zbulim ka qenë vetë prefekti i Vlorës, Tare Hamo, që ka dërguar një relacion në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Ky reagim nga ana e pushtetit lokal shënon rastin e parë të interesimit në shkallë vendi. Në të gjitha rastet e tjera kanë qenë specialistët e monumenteve e vetmja palë e interesuar për objektet që haseshin rastësisht në gërmime të tilla. Kalaja është ndërtuar në vendin e quajtur Skela e Vjetër në Vlorë, më 1573 nga Sulltan Sulejmani. Tetëkëndëshe, jo më shumë se dhjetë metra e lartë, ajo ishte një nga kalatë më të forta të kohës dhe u ndërtua për t’u përdorur si bazë ushtarake e ushtrisë osmane për pushtimin e brigjeve italiane. Kalaja ka qenë e rrethuar nga kanale me ujë, me ura të lëvizshme. Në qendër ka qenë një kullë, thuajse identike me Kullën e Selanikut. Kronikani Evliha Çelebiu, i pari që përshkruan kalanë e Vlorës, në kronikat e tij, pat shkruar për të: ” Ai që nuk ka parë Kalanë e Vlorës dhe Kullën e Bardhë të Selanikut, nuk e di se ç’është arkitektura ushtarake e osmanëve”. Dekada më pas, më 1690, venecianët pushtuan Vlorën. Po në këtë kohë ata kanë kryer rifortifikimin e kalasë, por kësaj here sipas stilit të shekullit të XVII. Në këtë rifortifikim u ndërtuan bastionet për artilerinë si dhe u zgjeruan kanalet. Trashësia e mureve të kalasë përshkruhet të ketë qenë 7 metra. Ato janë marrë nga skela e vjetër e qytetit antik, Aulonës. Më pas, vetë kalaja pësoi fatin e gurëve të Aulonës. Në fillim të shekullit të njëzetë mendohet të jetë shkatërruar plotësisht ajo pjesë e kalasë që nuk qe mbuluar nga dheu. Me gurët e saj u shtrua rruga Vlorë-Skelë. Pas rizbulimit të gjurmëve të qarta të kalasë, këtë javë, për të fillon një periudhë tjetër, ajo e vëmendjes dhe rivlerësimit të saj si monument. Ali Asllanin ish/kryetar bashkie i Vlorës në vitet ’30, ka shprehur kujdes të veçantë për ruajtjen e kësaj kalaje, e cila shquhej për një arkitekture të pakrahasueshme në krahasim me ndërtesat e tjera të kohëve të vona. Në fillimet e sistemit komunist, ne Vlorë u vendos kryetar bashkie Kristo Papajani i cili, me urdhër nga lart urdhëroi prishjen e kalasë. Si përfundim muret e sipërme u prishen dhe kalaja u varros nga stadiumi i sotëm “Flamurtari” ne Vlorë, i cili është ndërtuar në vitin 1952 nga një rus i bardhe me emrin Alexander. Çdo hyrje e stadiumit të sotëm, ka qenë hyrje e kalasë. Për ndërtimin e stadiumit dhe për prishjen e kalasë, i është marrë mendim dhe ish/kryetarit të Bashkisë A. Asllanit, por ky i fundit nuk ka qenë dakord për ndryshime të tilla. Shume historiane tregojnë se mbeten ende te gjalla themelet e kalasë dhe gjurmët e arkitekturës së perandorisë osmane, poshtë stadiumit “Flamurtari”. Viti 2000 marre nga: http://www.shekulli.com.al/maj13/kult2d/body_kult2d.html
You Might also Like
Historia e trishtë e Xhemail Xhemailit (Mulla Xhema) dhe Mulla Azem Latifit
Torturat ç’njerëzore ndaj njerëzve te fesë dhe kombit… Xhemail Xhemaili , i njohur si…
By
Redaksia
7 Min Read
Ja çfarë thoshte për shqiptarët Sulltan Abdul Hamit II
"Shqiptarët janë një popull që kanë nivele të thella të besnikërisë, trimërisë, ndershmërisë dhe janë…
By
Redaksia
0 Min Read
Kosova në 2012-n
Viti 2012 do shënohet në kalendarin e shtetit të Kosovës si vit i përmbylljes së…
By
Redaksia
15 Min Read
10 kryeministrat shqiptarë të dënuar me vdekje
Në 101 vjet shtet Shqipëria numëron 33 kryeministra, që me një llogari të thjeshtë i…
By
Redaksia
5 Min Read
Në konferencën e Londrës Evropa e njihte Shqipërinë si Republikë Islame
Në konferencën e Londrës Evropa e njihte shqipërinë si Republikë Islame Me fjalë të tjera,…
By
Redaksia
1 Min Read
Çështja Islame e popullit Moro në Filipine!
Populli Moro, ne Arqipelagun Malajzian! U quajt 'Moro' nga Spanjollet të cilët kur 'zbuluan' Filipinet,…
By
Redaksia
5 Min Read
