Çfarë dëmton fëmijët?

Ju ka rastisur të dëgjoni ankesat e fëmijëve për peshën e rëndë që mbartin mbi supe teksa kthehen nga shkolla me çanten plot me libra? E keni menduar ndonjëherë se sa shumë e dëmton fëmijën një çantë e tejmbushur? Tashmë është një fakt më së i ditur se çanta e rëndë dëmton shpinën e fëmijëve tuaj.

Ekspertët paralajmërojnë që çantat shumë të ngarkuara mund të shkaktojnë dhimbje dhe lëndime në shpinë. “Kur çanta përdoret si duhet, ajo bëhet një mjet i vërtetë ndihmës që nuk dëmton shëndetin e fëmijëve”, përcjell EverydayHealth deklaratën e dr. Melanie Kinchen.

Lëndimet krijohen kur çantat janë shumë të rënda dhe kur mbahen ose ngrihen gabimisht.

Prindërit dhe mësuesit duhet t’i mësojnë fëmijët se si duhet të mbajnë çanten e shkollës, ndërsa ekspertët sjellin disa këshilla:

Çantat më të mira janë ato anatomike.Zgjidhni çantën, madhësia e së cilës i përshtatet fëmijës tuaj ose zgjidhni atë me rrotëza që fëmija juaj të mos ketë nevojë të bartë çantën.

Të dy rripat e çantës shtrëngoni në mënyrë të njëjtë për të shpërndarë barabartë peshën e çantës.

Librat ose fletoret më të mëdha lërini më afër shpinës dhe largoni çdo gjë që është shumë e rëndë.

Mësoni fëmijën të mbajë çantën si duhet, që të ulet deri te çanta dhe t’a ngrejë duke përdorur këmbët, jo shpinën.

Fëmija duhet të mbajë vetëm gjërat e domosdoshme, të tjerat mund t’i lërë në shtëpi në këtë mënyrë do zvoglojë peshen e çantës. /zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakLenovo shfaq tabletin 27 inç
Artikulli vijuesÇ’është poleni i bletës?