Koncepti i zeros së pari është paraqitur në Indi gjatë shekullit të 5-të. Nuk kishte ndonjë shprehje të caktuar për zeron, por atë e shprehnin përmes disa fjalëve të ndryshme që simbolizonin zeron, sikur që ishin “asgjë”, “bosh”, “hapësirë e boshatisur”, “qiell”, etj.
Simbolin “0”, fillimisht, e ka zhvilluar matematicienti indian Brahmagupta, në vitin 628.
Njëqind vjet më vonë, në qytetin e Bagdadit, “0” u fut në sistemin numerik arab, i cili është i bazuar në sistemin indian të numërimit.
Matematicienti musliman, Ibn Musa El-Havarizmi, kishte propozuar që “0” të shënohet si numër i parë tek dhjetshet. Me përdorimin e “0”, El-Havarizmit i ndihmoi shumë në zhvillimin e mëtutjeshëm të algjebrës dhe të shkencave të tjera matematikore.
Përveç që njihet si shpikës i algjebrës, El-Havarizmi e zhvilloi edhe metodën e shpejt të shumëzimit, si dhe ndarjen e numrave të njohur si algoritmi.
Me çlirimin islam të Spanjës, “0” morri rrugën e vet edhe për në Europë, sa që në shekullin 17-të vetëm se zeroja kishte marrë një përfshirë të gjërë të përdorimit në Europë.
Përdorimi i zeros ju ndihmoi shumë matematicientëve europianë, dhe si shembull kemi Rene Decartes-in, të cilit i ndihmoi në zhvillimin e sistemit të koordinimit, sikur që i ndihmoi edhe Isaac Newton dhe Wilhem Liebniz-it në sistemin e kalkulimit.
Kalkulimi hapi rrugë të tjera më vonë, sidomos ndihmoi në zhvillimin e fizikës, inxhenjerisë, llogaritjes, si dhe të shumë sistemeve të tjera ekonimike dhe financiare.
Ideja e zeros, ndonëse, filloi prej Indisë, u zhvillua dhe u përdorë në mënyrën e drejtë të saj nga muslimanët, dhe po nga këta, u bartë në Europë, çfarë, në fakt, paraqet edhe një kontribut shumë serioz në fushën e shkencave matematikore.