1.Të thotë: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi (alejhis-selam) është i Dërguari i Allahut. Duke e shqiptuar haptazi.
2. Të falë pesë namazet. Namazin e sabahut, namazin e drekës, namazin e ikindisë, namazin e akshamit dhe namazin e jacisë në ditë-natë përgjatë gjithë jetës së tij (deri në vdekje). Namazi i sabahut ka dy rekate (farz), namazi i drekës ka katër rekate, namazi i ikindisë ka katër rekate, namazi i akshamit ka tri rekate dhe namazi i jacisë ka katër rekate. Të gjitha këto namaze ai i fal pasi të marr abdes; duke larë gjithë pjesën e fytyrës (në fillim lanë gojën dhe hundën), lanë duart deri te bërrylat, i jep mes’h kokës (lan dhe veshët) dhe në fund lanë këmbët deri tek kyci i saj. Pastrimi (larja) bëhet me ujë të pastërt.
3. Nëse pasuria e tij është më e madhe sesa ai ka nevojë, ai nxjerr zekatin prej saj 2.5% dhe ua jep të varfërve dhe nevojtarëve. Kjo bëhet çdo vit. E nëse pasuria e tij është më e pakët, atëherë ai nuk e ka detyrë nxjerrjen e zekatit.
4.Agjëron muajin e ramazanit. Muaji i ramazanit është muaji i nëntë i vitit hënor. Agjërimi bëhet duke u larguar nga ngrënia, pirja, nga marrëdhëniet intime bashkëshortore duke filluar me lindjen e agimit të dytë deri në perëndimin e diellit. Jashtë kësaj kohe i lejohet atij të hajë, të pijë dhe të kryej marrëdhënie intime bashkëshortore.
5. Kryeja e haxhit. Nëse ka mundësi financiare dhe trupore (është i shëndetshëm fizikisht dhe i fortë), ai kryen haxhin në Shtëpinë e Allahut (Qabe) një herë në jetë. Nëse ai posedon mundësi finaciare por nuk është i mundur fizikisht për shkak të moshës së thyer ose ka ndonjë sëmundje kronike, në këtë rast ai cakton dikë tjetër që ta kryej haxhin për të një herë të vetme në jetë.
6. Pjesa e mbetur nga adhurimet është prej plotësimit të këtyre shtyllave.
Salih bin Feuzan el-Feuzani
Përktheu: Unejs Sheme