Çfarë duhet të dini për tështimën?

Çfarë duhet të dini për tështimën
(edukata islame)

1-Kur të tështijë të mbulojë hundën me duart e tij në mënyrë që lënda që del të mos spërkasë ushqimin apo të tjerët përballë tij, në bazë të hadithit:
“Kur të tështijë dikush prej jush, ta mbulojë fytyrën me duart e tij dhe të përpiqet ta ulë zërin.”
(Hakimi )

2 – Ta ulë zërin sa të ketë mundësi, për të mos shqetësuar të tjerët dhe për të pasur gjithmonë një paraqitje të mirë të vetvetes në bazë të hadithit të mësipërm:
“…dhe të përpiqet ta ulë zërin.”

3- Menjëherë pas tështimës të falenderojë Zotin për këtë mirësi duke thënë:
Elhamdulilah, në bazë të hadithit:
“Kur të tështijë të thotë “Elhamdulilah….” (Buhariu)

4- Personi (apo personat) që janë rreth tij dhe e dëgjojnë atë duke falenderuar Zotin, duhet të thonë:
“Jerhamukallah, (Allahu të mëshiroftë) në bazë të hadithit:
“…..kur ai të thotë (elhamdulilah) vëllai apo shoku i tij duhet t’i thotë jerhamukallah” (Buhariu)

5- Personi që tështiu dhe u urua me lutjen e mësipërme nga të tjerët, duhet edhe ai të lutet për ta, duke thënë:

6- “Jehdikumullah ue juslih balekum, (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë çështjen), në bazë të hadithit:
“….nëse i thotë atij jerhamukullah , atëherë ai duhet t’i thotë jehdikumullah ue juslih balekum.” (Buhariu)

7- Pas tështimës nuk duhet të nxjerrim pasthirrmë, si psh “ebë” apo të ngjashme me të, sepse është emër i shejtanit që përmendet nga gjuha e tij, në bazë të hadithit :
“Ebë është emri i një shejtani prej shejtanëve që përmendet ndërmjet tështimës dhe falenderimit (elhamdulilah).”
(Buhariu në “El-edebu el mufrad”)

8- Nëse njeriu tështin radhazi tre here e më tepër, atëherë nuk i thuhet pas falenderimit të tij (elhamdulilah) jerhamukallah, por lutesh për shërimin e tij me një lutje çfarëdo, sepse tështima mbi tre herë radhazi konsiderohet si sëmundje që ka prekur njeriun, në bazë të hadithit:
“ Tështiu një jeri në prezencë të Profetit alejhi selam dhe ai i tha: “ Jerhamukallah, pastaj tështiu për herë të dytë apo të tretë dhe Profeti alejhi selam tha: “ Ky është i sëmurë”. (Ahmedi)

Artikulli paraprak5 lutjet që të mbrojnë nga magjia!
Artikulli vijuesPolicia heton skandalin e stentave pa afat