Paralelisht me viziën e sotme të kryeministrit Gruevski në SHBA edhe Shkupin e vizitojnë tre eurodeputet Riçard Hovit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgl të cilët do të bëjnë vlerësimin e implementimit të marveshjes së Përzhinos përmes takimeve me përfaqësues të partive politike nënshkruese të marveshjes, me negociatorët, ambasadorin amerikan Bejli dhe atë të BE-së Orav, me prokuroren speciale Janeva, me përfaqësues të KSHZ-së, ndërsa është paralajmëruar se të premten më 15 janar në vizitë në Shkup vjen edhe komisioneri për zgjerim Johanes Han,
Atëherë sipas pritshmërisë në Maqedoni pritet të zgjidhet qeveria teknike me kryeministër të ri, i cili do ketë për detyrë të drejtojë vendin deri në zgjedhje më 24 prill a sipas zëdhënëses së KE-së Maja Kocijançiç edhe Han do të bisedojë me palët në lidhje me procesin e marveshjes.
Pikërisht për këtë opinioni në Maqedoni nuk e ka pritur mirë lajmin e kësaj vizite befasi të kryeministrit në largim në Uashington disa ditë para se të jap dorëheqje derisa disa media e vlerësojnë këtë si diçka spektakulare dhe të papritur,