Spahiu ishte feudal osman që zotëronte feud (timar) me të ardhura vjetore deri në 20.000 akçe. Spahiu e gëzonte timarin me kusht që të shkonte në luftë si kalorës i armatosur me shpenzimet e veta sa herë që e quante të nevojshme pushteti qendror. Kur nuk i përgjigjej thirrjes, spahiu zhvishej nga feudi, kurse po të kryente mirë shërbimin ushtarak shpërblehej me zmadhimin e feudit. Zotërimi i timarit nuk ishte i përjetshëm, por i biri i spahiut mund të trashëgonte timarin nëse ai përmbushte detyrimet që kishte i ati. Në shek.XV-XVI spahinjtë përbënin pjesën dërrmuese të klasës feudale, si dhe forcën më të rëndësishme ushtarake të Perandorisë Osmane në përgjithësi e po ashtu të trevave shqiptare në veçanti. Me shthurjen e sistemit të timarit u dobësua pozita ekonomike, shoqërore e politike e spahinjve.
You Might also Like
ADHUROJENI ALLAHUN DHE MOS I PËRSHKRUANI ATIJ SHOK!
Ahmed Kuftaro Myfti i përgjithshëm i Sirisë ADHUROJENI ALLAHUN DHE MOS I PËRSHKRUANI ATIJ SHOK!…
By
14 Min Read
20 Këshilla se si duhet të jetë sjellja e muslimanit ndaj muslimanit
1- Fillo i pari me selam dhe përshëndetje ndaj tjerëve, sepse selami e rehaton dhe…
By
3 Min Read
Shërohet një foshnjë e lindur me HIV?
Sipas disa shkencëtarëve një foshnje e lindur me virusin e AIDS-it duket se është shëruar…
By
1 Min Read
Kryeauditori i Kosovës: UP-ja dhe Komuna e Dragashit, institucionet më të papërgjegjshme
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe Komuna e Dragashit janë dy institucionet më të…
By
2 Min Read
Njeriu që u bë shkaktar që ta pranojnë Islamin mbi 100.000 njerëz
70-vjeçari, Shejh Din Muhammed, nga kalimi i tij në Islam më 1989, deri në ditët…
By
6 Min Read
Si pasojë e motit në SHBA 6 viktima
Koha me borë në SHBA ka shkaktuar 6 viktima, duke përfshirë edhe një fëmijë 2 vjeç.…
By
1 Min Read
