Si t’i shpëtoni jetën një fëmije nëse po mbytet

0
198

A e dini se një fëmijë vdes çdo pesë ditë nga mbytja me ushqim dhe më shumë se 80% e prindërve nuk kanë absolutisht asnjë ide se si mund të reagojnë në këtë situatë?./Kumti.com

Në Amerikë, çdo ditë gjatë dekadës së kaluar, 34 fëmijë janë çuar në ambulance për të marrë ndihmën e parë e nga këta fëmijë, 38% ishin bebe 1 vjeçare. Kurioziteti shtyn fëmijët të provojnë çdo gjë, sepse ndijimi dhe shijimi janq shqisat e para qe fëmijët zhvillojnë. Përmes këtyre të fundit ata njohin botën, por ushqimet dhe objeketet që më së shumti bëhen shkak për incidente të tilla janë karamelet, rruazat, kockat e mishit, copat e frutave dhe perimeve.

Si të kuptoni që fëmija juaj po mbytet:
1. Ngjyra e lëkurës errësohet
2. Merr frymë me vështirësi.
3. Humbja e vetëdijes
4. Paaftësia për të qarë ose të bëjë tinguj
5. kollitje e dobët

 

 

Si të shpëtoni një fëmijë nëse po mbytet
1. Kryerja e një pastrimi me gisht duke hapur gojën e fëmijës. Hiqni çdo gjë nga goja nëse ndjeni pengesa.
2. Nëse goja është e pastër, ktheni fëmijën përmbys dhe bjerini 5 herë në kurriz. Si në foton ilustruese.
3. Mbani gjoksin e fëmijës suaj në dorë dhe nofullat e tij me gishtat tuaj.
4. Koka duhet të jetë më poshtë sesa trupi. Mos e mabni fëmijën përmbys horizontalisht, por të përkulur.
5. Duke përdorur pëllëmbën tuaj, goditeni 5 herë.

Nëse kjo nuk funksionon:
1. Ktheni fëmijën tuaj me fytyrë dhe mbajeni në preher shtrirë. Mbajani kokën me kujdes.
2. Vendosni 2 gishtat në mes të gjoksit të tij, pak më poshtë se thithkat e gjoksit.
3. Ushtroni presion deri në 5 herë.
4. Alternoni këto 5 lëvizje me 5 gositje në kurriz./Kumti.com