Yasir Qadhi një studiues i Islamit në Perëndim në një shkrim në Facebook, ka renditur disa pika se çfarë ndikimi do të ketë ky sulm në botë. Ai po ashtu ka dënuar atë çka ndodhi dhe thotë nëse kanë sulmuar muslimanët kjo asesi nuk arsyetohet as fetarisht e as moralisht, të shtiesh ndaj njerëzve të pafajshëm.
Në listën e tij ai ka thënë se në vend se të ndihmojnë në bërjen e botës në një vend më të mirë dhe për myslimanët do të ketë këto impakte:
1. Rritja e vendosmërisë e vendeve të fuqishme për të dërguar trupa tek shumë myslimanë të pafajshëm anë e kënd botës.
2. Do të rritet përqindja e krimeve të urrejtjes kundër myslimanëve në perëndim.
3. Do të rritet paranoja e Islamofobisë në të gjithë globin.
4. Do tua vështirësojë myslimanëve marrjen e dokumenteve duke shkuar në kërkesa shtesë deri në gjetjen e një shtegu “larg nga terrorizmi”.
5. Fjalime të shumta kundër myslimanëve duke shkuar përtej asaj që është e lejuar.
6. Dhe do të ketë kthim mbrapa të refugjatëve sirian dhe shumë të tjerëve refugjatëve nga zonat e luftës…dhe shumë, e shumë, e shumë probleme tjera.
Me të vërtet ajo çfarë ndodhi në popullin e Francës është me të vërtet për të gjithë e mërzitshme është shprehur ai./KohaIslame