Cilat shtete e kanë internetin më të shpejtë në botë?

Interneti është bërë një nevojë e domosdoshme për milona njerëz në të gjithë botën, duke e bërë të pamundur për këta individë që të kalojnë ditën pa shfletuar Facebook ose pa shikuar video në Youtube.
Megjithatë, shumica nga këta njerëz kanë probleme ditore me internet, duke e patur të pamundur të shfrytëzojnë shpejtësinë e mjaftueshme të internetit.
 
Kjo bëhet edhe më e vështirë duke e ditur se shumica e shërbimit të rrjetit në ueb ofrohet nga vetëm disa kompani.
 
Problemet me internet prekin edhe Amerikën, edhepse SHBA-të kanë më së shumti përdorues të internetit në një ditë (rreth 151 milionë njerëz).
 
Ky fakt e bën këtë vend të mos jetë në listën e vendeve me shpejtësinë më të lartë të internetit.
 
Mund të duket e çuditshme, mirëpo as Britania e Madhe nuk bën pjesë në top dhjetëshe.
 
Më poshtë mund të shihni listën me shtetet që kanë internetin më shpejtësinë më të lartë në botë:
 
10. Finlanda
9. Republika Ceke
8. Irlanda
7. Letonia
6. Holanda
5. Zvicrra
4. Suedia
3. Japonia
2. Hong Kong
1. Korea e Jugut
 
Korea e Jugut qëndron shumë më lart në listë se vendet tjera, me 22.Mbps, rritje prej 1.5 për qind nga viti i kaluar. (Telegrafi)
Artikulli paraprakFajdegjinjtë institucional në Kosovë vetëm nga tarifat për shërbime, për tre muaj fitojnë 22 milionë euro
Artikulli vijuesEKSKLUZIVE: Forcat ushtarake maqedonase ia mësyjnë Kodrës së Diellit në Tetovë