Shkruan: Bayram POMAK, Prizren
”Mbrëmjen e 15 Korrikut Turqia e tejkaloi një rrezik shumë serioz. U bë përpjekje për largimin e një qeverie dhe Presidenti që prej pesëmbëdhjetë vitesh janë në pushtet duke u zgjedhur në mënyrë demokratike. Madje s’ishte grushtet i thjesht!!! Republikën e Turqisë deshën ta marrin peng terroristët e tërbuar, të veshur me uniformë ushtarake dhe që e pasojnë një të ashtuquajtur hoxhë, duke e sulmuar popullin e vet me helikopter dhe duke e bombarduar parlamentin. Puçet janë armiku më i madh i demokracive. Po ç’urtësi ishte ajo ashtu që ende pa përfunduar mësymja e puçit në Turqi, mediet e ashtuquajtura demokratike, duke bërë devijim të perceptimit, filluan ta relativizojnë çështjen e puçit dhe ta aktualizojnë çështjen e trajtimit të ushtarëve.
Mediet botërore si gjithnjë, e shohin vetëm atë që duan ta shohin dhe e dëgjojnë vetëm atë që duan ta dëgjojnë.
Krahas këtyre, gazetarët e ashtuquajtur demokratë të Kosovës, që ushqehen nga mediet botërore, filluan ta festojnë fitoren e puçit duke i shpërfaqur haptazi standardet e dyfishta. Disa prej tyre që s’e dinë vendin e tyre, që në fillimet e puçit thoshin: ‘Güle Güle Erdoğan’, të tjerët i bënë thirrje shqiptarëve që janë në Turqi që të bashkohen me puçistët. Sepse për këta demokracia ekziston vetëm për interesat e tyre, nëse rezultatet dalin në të kundërtën e tyre, cilësia më e theksuar e tyre është të flitet kundër rezultateve dhe të zbatohen standardet e dyfishta.
Ç’nënkupton largimi i Erdoganit për politikën e jashtme të Kosovës? Kur Kosova në vitin 2008 e shpalli pavarësinë, Qeveria e Ak Parti-së ishte qeveri gjashtë vjeçare dhe si Republikë e Turqisë e njohën pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kjo mbështetje ishte treguesi më i rëndësishëm për përkrahjen që Turqia do t’ia jepte Kosovës. Kosova që sapo e kishte shpallur pavarësinë kishte nevojë për mbështetje shumë serioze në arenën ndërkombëtare dhe kjo mbështetje vazhdon edhe sot. Tajjip Erdogani e përmendi Kosovën në tërë arenën ndërkombëtare. Kosovën nuk e harroi derisa ju drejtua botës nga foltorja e OKB-së, pastaj ju drejtua shteteve muslimane në Organizatën e shteteve Islame, në UNESCO, UEFA dhe shumë herë të tjera. Të gjithë politikanët, byrokratët e diplomatët e Kosovës e dinë shumë mirë se çka ka bërë Turqia për Kosovën, por këto s’mund t’i shprehin për shkak të presionit të disa vendeve. Përkundër të gjitha këtyre, një grup prej njerëzve që s’e dinë vendin e tyre, këto mbështetje dhe ndihma të Turqisë vazhduan që t’i trajtojnë sikur Turqia të paska agjendë sekrete këtu.
Në fakt edhe ata e dinë shumë mirë se Turqia s’ka agjendë të tillë, një prej kritikave më të mëdha i bëjnë për prezencën e shumë institucioneve turke në Kosovë, por në fakt përkundër realitetit që disa shtete kanë më shumë institucione se Kosova, me ngulm bëhen se nuk i shohin ato, i cilësojnë sikur të jenë rrezik, përpiqen ta përhapin atë perceptim dhe kështu thonë gjëra të pakapshme me mendje. Thënë shkurt përkundër të gjitha këtyre fushatave njollosëse, respekti i popullit të Kosovës çdo ditë e më shumë shtohet për Republikën e Turqisë dhe Presidentin Erdogan, sepse çiltëria e popullit është e mjaftueshme që ta dallojë atë që ka të drejtë nga atë që s’ka të drejtë. Nëse gjatë asaj nate puçi do të kishte sukses, Kosova do ta kishte humbur mbështetjen e njërit prej aleatëve më të fuqishëm siç është Presidenti i Republikës së Turqisë. Këtë çështje nuk pres ta kuptojnë gazetarët dhe të ashtuquajturit analistët e tërbuar e të palogjikshëm, por e di se këtë e kuptojnë shumë mirë politikanët, byrokratët, diplomatët dhe populli i Kosovës.”