Çka fshihet pas lajmit, të Charlie Hedbo

SHKAQET

Gazeta e përjavshme Charlie HEBDO krenohej me aktivitetin e saj satirik me anë të së cilës provokon fetë kryesore në botë, politikanë dhe njerëz të famshëm. Që nga fillimi i saj më 1970, gazeta e ngriti flamurin e lirisë së shprehjes dhe ironizimin e të gjitha të ashtu-quajturave korrektësi politike.

Kjo e përjavshme krenohej po ashtu me provokimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë, pa diskriminim, frikë apo nepotizëm. Gazetarë karikaturistë dhe editorialistë të kësaj gazete shigjetonin fetë kryesore në botë, politikanë dhe njerëz të famshëm, duke pretenduar se ngrinin kështu flamurin e lirisë së shprehjes.

Kjo gazetë e përjavshme me prirje të majta u themelua si pasuese e gazetës javore satirike ‘’Hara-Kiri’ e cila u ndalua më parë nga autoritetet franceze për shkak se të përmbajtjeve shumë agresive që botonte kjo gazetë.

Përfaqësuesit e gazetës shpesh janë detyruar të japin llogari përpara trupave gjykues në gjykata për akuza shpifjeje. Kjo gazetë po ashtu ndezi një zjarr të vërtetë me botimin e karikaturave të Profetit Muhamed (paqja e Zotit xh.sh qoftë mbi të).

Në shkurt 2006 kjo gazetë u bë objekt debati kur ribotoi dy karikaturat daneze të Profetit (paqja qoftë mbi të), akt ky që kishte çuar në akte proteste vdekjeprurëse më parë.

Kjo gazetë në 2011 me titull “Sheriati” botoi pas fitores së Lëvizjes Rizgjimi Islam në zgjedhjet tuniziane fjalët abuzive ndaj Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).

Në janar të vitit 2013, gazeta botoi një version të përbërë me 64 faqe me karikatura e cila pretendonte se do të jepte një imazh tronditës të jetës së Profetit Muhamed (paqja e Zotit xh.sh qoftë mbi të).

PASOJAT

12 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një sulm i armatosur mbi selinë e gazetës Charlie HEBDO në Paris.

Gazetari specializuar në terrorrizmin ndërkombëtar Albert Ferhat, shpjegoi në episodin e programit “Pas Lajmit” të ditës së mërkurë 07/01/2014 tek kanali televiziv AL JAZEERA se momenti operacionit ishte një surprizë për Francën. Ferhat shpjegoi se dy janë shkaqet kryesore që nxitën agresorët të bënin këtë ngjarje, botimi i përsërituri karikaturave stigmatizuese ndaj profetit Muhammed a.s dhe roli ushtarak i francës në Afrikë dhe lindje të mesme.

Sipas specialistit humbësi parë i kësaj ngjarje është komuniteti algjerian dhe Maroken, pasiqë ata janë përfshirë edhe më parë në operacione të ngjashme të këtij lloji.

HAKMARRJE

Ndërsa eksperti i grupeve islamike, Muhamed Abu Meali, e konsideroi këtë akt si një reagim hakmarrës ndaj provokacioneve të përsëritura të gazetës.

Ai mendon se sulmuesit i përkisnin ideologjisë xhihadiste e cila beson se ka ikur koha e paqes dhe shprehu besimin e tij se autorët mund të jenë ndjerë të sulmuar nga ana e gazetës. Nga ana tjetër ai shtoi së egzistojnë disa tregues të improvizimit dhe jo-profesionalizmit të autorëve të ngjarjes çka jep indicie se autorët nuk ishin profesionistë.

EFEKTET NEGATIVE

Nga ana e tij, kreu i Institutit Francez për Analiza Strategjike Francois Chirih shpjegoi se sulme të tilla kanë për qëllim shokimin e komunitetit francez dhe ndikimin negativisht ndaj komunitetit mysliman.

Chirih shtoi se të gjitha partitë politike dhe organizatat franceze kundërshtojnë akte të tilla të dhunshme të cilat refuzohen po ashtu nga të gjitha fetë, edhe pse kjo është një mundësi për njerëzit francezë që të bashkohen kundër dhunës.

Ai theksoi se qeveria franceze nuk është naive që t’i përgjigjet të tilla “provokimeve” dhe të marrë masa kundra bashkësisë myslimane në Francë, sepse kështu do bjerë në grackën e përgatitur nga sulmuesit.

REAGIME

Organizata e kombeve të bashkuara e cilësoi sulmin si një akt terrorrist frikacak, po ashtu presidenti Komisionit Europian Xhon Junker tha se ky akt ishte barbar. Edhe Presidenti Obama nga ana e tij e cilësoi këtë akt si terrorrist. Po ashtu edhe shtete arabi si Katari, Jordania, Palestina, Emiratet e bashkuara Arabe, etj e dënuak këtë akt.

Komunitetet myslimane anembanë botës, por edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar, si dhe unioni botëror i dijetarëve mysliman e dënuan këtë akt dhe u rreshtun në shenjë solidariteti me popullin francez. Madje mendimtari më i ndjekur arab Tarik Suwejdani tha në rrjetin e tij social Tweet-er: ‘Se asnjëherë gabimi nuk mund të korigjohet me një gabim më të madh’’. Pa dyshim që të këtij mendimi janë të gjithë njerëzit, myslimanët ose jo anembanë globit.

Reportazh i përgatitur nga: Enklid PELARI

Mendimi

Artikulli paraprakVandalizohet një Xhami në Gjermani
Artikulli vijuesMalisheva nuk pranon të jetë nën Gjakovë