Vandalizohet një Xhami në Gjermani

0
200

Një xhami, në ndërtim e sipër, në qytetin Dormagen, në veriperëndim të Gjermanisë, në shumë vende me sprej janë shkruar slogane me përmbajtje raciste. Akti i vandalizmit vjen pasi demonstratat anti-islamike vazhdojnë të rriten në të gjithë Gjermaninë.

Autorët e vandalizmit kanë hyrë në xhami të shtunën vonë apo të dielën herët, ku me sprej kanë vizatuar simbolin e nazistëve, svastikën, kanë shkruar parrulla urrejtëse, sharje të ndryshme, kërcënime si “Në kampe përqendrimi”!

Sulmi ndaj xhamisë ka përkuar me rritjen e diskutueshme të anti-islamizimit nga lëvizjes PEGIDA në Gjermani. Grupi ka mbajtur demonstrata në qytete në të gjithë vendin gjatë 10 javëve të fundit.

Shefi i policisë së Qarkut Neuss, Hans-Jürgen Petrauschke tha se ishte i tronditur nga krimi me motive racore. Këtu ”nuk ka vend për përhapjen e ksenofobisë ose glorifikimin e së kaluarës naziste në zonën Rhein-Kreis Neuss, u tha ai gazetarëve.

Sigurimit i Shtetit nga Düsseldorf ka filluar një hetim rreth krimit dhe ka njoftuar, gjithashtu, një shpërblim prej 1.500 euro (1.833 $) për informacionin që çon në arrestimin e vandalëve.

Në përgjithësi, ndjenjat anti-islamike janë bërë shumë më të zëshme në Gjermani në javët e fundit. Të hënën e kaluar, në qytetin lindor gjerman të Dresdenit, PEGIDA, që ka kuptimin nëse përkthehet si Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit, kanë mbajtur demonstratën e tyre më të madh deri më sot, me mbi 15.000 njerëz protestuan kundër muslimanëve, kundër Islamit.

Disa vëzhgues kanë frikë se protestat janë një shenjë se ksenofobia është duke u bërë gjithnjë më e pranueshme për shoqërinë në tërë Gjermaninë.

Në fillim të muajit, tri ndërtesa në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, të cilat ishin të destinuara për t’u përdorur si strehim për refugjatët ishin dëmtuar rëndë nga zjarri në një sulm të dyshuar për zjarrvënie. Mbishkrime raciste u gjetën edhe në një ndërtesë aty pranë, që forcojnë dyshimet se zjarri ishte vënë qëllimisht.