Yıldırım: Ekonomia e Turqisë dhe besimi ndaj saj vazhdon të rritet

0
178

Qeveria problemet e biznesmenëve i shikon si problemet e saj, ka deklaruar Yıldırım dhe ka theksuar se “Nëse fytyra juaj buzëqesh edhe fytyra e popullit buzëqesh”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se “Besimi në ekonomi për muajin shtator në krahasim me muajin gusht është rritur 21 për qind. Pra 1 në 5 persona shprehet se ‘ekonomia po shkon në drejtimin duke u përmirësuar më mirë’. Teksa qytetarët shprehin këtë a është e rëndësishme se çfarë thonë organizatat vlerësuese? Notën tonë nuk mund ta përcaktojnë 3-5 organizata vlerësuese, notën tonë e përcaktojnë pronarët e biznesit të vogël, e përcaktojnë qytetarët. Ne llogarinë do t‘ia japin qytetarit dhe jo organizatave vlerësuese”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım pasi ka pritur në rezidencën kryeministrore në Çankaya kryetarin e Konfederatës të Artizanëve dhe Bizneseve të Vogla të Turqisë (TESK), Bendevi Palandöken dhe delegacionin që e shoqëronte, ai ka theksuar se që nga viti 2002 e deri tani të ardhurat kombëtare për frymë janë rritur në rajonet e Lindjes dhe të Juglindjes ashtu si edhe në rajonet e tjera.

Duke u shprehur se qëllimi tyre është eliminimi i problemit të terrorizmit dhe të parandalojnë që Turqia të përmendet me terrorizmin, Yıldırım ka vënë në dukje se ndaj Turqisë janë bërë padrejtësi . Ai ka shtuar më tej se “Po kryejmë punime në njërën anë kundër organizatës terroriste separatiste, në anën tjetër kundër FETÖ-s. Gjithashtu po kryejmë punime për mbrojtja e kufijve si dhe kundër organizatës terroriste DAESH, për të ofruar sigurinë e jetës dhe të pronës së qytetarëve tanë.”

Qeveria problemet e biznesmenëve i shikon si problemet e saj, ka shtuar Yıldırım dhe ka theksuar se “Nëse fytyra juaj buzëqesh edhe fytyra e popullit buzëqesh. Ne jemi në dijeni të kësaj, dhe për këtë i marrim gjithmonë masat sipas kësaj situate”.

“Bota u zvogëlua, Turqia vazhdoi të rritet”

Duke vënë në dukje se kanë punuar 15 vite që Turqia të bëhet një vend që prodhon dhe atë që prodhon ta shndërrojë në mirëqenie Yıldırım, ka theksuar: “Që nga viti 2002, ne kemi rritur të ardhurat tona kombëtare afërsisht 5 për qind çdo vit. Madje që nga viti 2002 e deri tani për 27 tremujorë kemi shënuar rritje gjithmonë. Ndërsa bota është zvogëluar, Turqia ka vazhduar të rritet. Sepse ne kemi afërsisht 10 milionë persona që janë artizanë, përfaqësues të biznesit të vogël që e duan vendin e tyre dhe janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre. Ne edhe në ditët tona me probleme vazhdojmë të rritemi. Që nga 2002 e deri tani kemi mundësuar punë për më shumë se 7 milionë persona. Eksportet tona të cilat ishin vetëm 36 miliardë dollarë i kemi katërfishuar duke i çuar ato në 144 miliardë dollarë. Ndërsa deficitin e buxhetit i cili në vitin 2002 ishte 11 për qind e kemi ulur në 2 për qind”, u shpreh kryeministri i Turqisë.

“Këto i kemi arritur duke luftuar në të njëjtën kohë edhe me DAESH-in edhe me PKK dhe me FETÖ-n. Treguesit ekonomikë të Turqisë janë në një nivel shumë më të mirë se shumë vende në botë. Ditën e premte u njoftuan të dhënat në lidhje me tregtinë e jashtme, ku për muajin gusht në krahasim me muajin korrik ka patur rritje me 8 për qind”, ka theksuar Yıldırım.