Clooney pa komplekse rri me refugjatët, bile edhe me ata me shami

Lufta në Siri është në përvjetorin e pestë. Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka bërë bashkë avokaten për të drejtat e njeriu Amal Cloony dhe burrin e saj, aktorin e mirënjohur George Clooney, për të tërhequr vërejtjen fuqive botërore për krizën e thellë të refugjatëve kudo në botë.

IRC, ka publikuar një video ku shihet se çifti Cloony ka shkuar tek një familje siriane që po qëndrojnë në Berlin, për të diskutuar me ta dhe për ti treguar se edhe ata janë emigrantë.

George Clooney, u pa si një person që nuk ka komplekse që dikush që qëndron në krahun e tij ka mbulesë apo shami, apo se në dhomën ku gjendet ai ka femra që janë mbuluar sipas rregullave të Islamit.

Ndër të tjera tha: lufta e dimë që mund të ndodh por të vazhdohet për kohë të gjatë kjo është tronditëse.

Ndërsa familjet siriane i tregonin tmerret që i kishin kaluar gjatë kohës që zhvillohej lufta aty. Po ashtu edhe gruaja e Clooneyit tha se familja e saj kishin ikur nga lufta në Liban në vitin 1982.

“Unë shpresojë se ju do të keni mundësi që të ktheheni në Siri të sigurt dhe të lirë” tha ajo.

Nga nga gratë e pranishme u shpreh se nuk është Islami që propandojnë disa grupe që i mëson të bëjnë dhunë apo vrasje. “Ne jemi të mbijetuarit e dhunës” shprehet ajo.
Në përfundim Clooney thotë se ne shpesh arsyetohemi për veprime të dhunshëme, se sikur ta dinim do të vepronim, po në fakt ne e dimë dhe asgjë nuk po bëjmë për të zgjidhur situatën./KohaIslame.com

Artikulli paraprakDubai: 1miliard $ për kullën më të lartë në botë
Artikulli vijuesModestia e Shejh Albanit