Çmenden grekët: Gjermania na ka borxh … 332 miliardë euro!

Përshkallëzohet akoma më shumë përplasja mes Gjermanisë dhe Greqisë.
Qeveria e re greke duket e vendosur që të marrë reparacionet e luftës nga Gjermania.

Por ndërsa deri më tani ishte raportuar se shuma që kërkon Greqia shkon deri në 11 miliardë euro, Bild raporton se Athina pretendon një shumë astronomike prej 332 miliardë eurosh.
Shuma ka dalë pas një studimi, që ka nisur në vitin 2013 dhe është mbajtur sekret.

Gjermania naziste mori një kredi prej 476 milionë marka nga Greqia, kredi që nuk u kthye kurrë.
Kjo kredi ka qenë pikënisja e përplasjes.

Një ditë më parë, kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se kërkojnë reparacionet e luftës, ndërsa më vonë, ministri i Drejtësisë, Nikos Paraskevopulos kërcënoi se do të lejojë sekuestrimin e pasurive gjermane në Greqi.

Ai tha se konfiskimi i pasurive gjermane do bëhet nëse nuk arrihet një marrëveshje me Berlinin.
Për më tepër, gjykata më e lartë në Greqi i ka hapur rrugë kësaj, pasi në vitin 200O ka pranuar që të konfiskohen pasuritë gjermane për rastin e dëmshpërblimit të viktimave të masakrës së Distomos.

Gjermanët vranë në këtë vend 218 persona në vitin 1944. Të afërmit kërkuan 28 milionë euro dëmshpërblim.kohaislame
Artikulli paraprakTelevizioni zviceran rikujton eksodin kosovar
Artikulli vijuesKy është opsioni B i Enver Hasanit!