Babai i tij vdes, kur ai është në barkun e nënës së tij.
Nëna e tij vdes kur ai është 6 vjeç.
Ai jetoi në shtëpinë e gjyshit të tij… ndërsa gjyshi i mëshirshëm i tij vdes kur ai ishte vetëm 8 vjeç.
Pastaj jeton në shtëpinë e xhaxhait të tij.
Pas një viti martese i vdes gruaja e dashur dhe xhaxhai i tij (viti i trishtimit)
Djemtë e tij vdesin dhe nuk kalojnë moshën dy vjeçare, dhe të gjitha bijat e tij vdesin gjatë jetës së tij përveç të dashurës Fatime, e cila e pasoi pas 6 muajsh.
Xhaxhai i tij Hamza u vra dhe trupi i tij u masakrua.
U Dëbua nga Taifi dhe ndaj tij u hodhën gurë, POR AI I FALI.
Ne betejën e Uhudit ata ia thyen dhëmbët e tij dhe gjaku rrodhi nga fytyra e tij.
Duke qenë në sexhde ata hodhën zorrët e deveve mbi kokën e tij, e ai nuk ngriti kokën nga sexhdeja.
Por, përsëri, UA FALI ATYRE.
E lidhën me mantelin e tij rreth qafës derisa, pothuajse e mbytën.
Por, përsëri, UA FALI ATYRE.
Ata hodhën gjemba dhe mbeturina në rrugën e tij.
Por, përsëri, UA FALI ATYRE.
I hyri hekuri në fytyrë, u helmua, iu be magji dhe e dëbuan nga vendlindja.
Por, përsëri, UA FALI ATYRE.
E pas gjithe kesaj ai kalon ore te tera te nates duke falenderuar Allahun.
E pyesin: Përse o i Dërguari i Allahut?
Përgjigjet: A nuk duhet të jem një rob falënderues, a nuk duhet të jem një rob falënderues?!
Dhe ju në të Dërguarin e Allahut keni një shembull të mirë.
Dërgoni salavate atij që përmallohet për ne e që nuk na ka parë akoma.
Dërgoni salavate atij që në Ditën e Ringjalljes do të thotë:Ummeti im, ummeti im.
Paqja e mëshira e Allahut qoftë me të.
Nga gjuha arabe përshtati: Xhaudet Iseni