14 shtete afrikane, dikur koloni franceze, edhe pse që moti kanë fituar pavarësinë, akoma i paguajnë tatim kolonizatorit të vet – Francës!
Kur Sékou Touré në vitin 1958 vendosi të tërhiqej nga skllavërimi kolonial dhe të nis rrugën e pavarësisë, elita franceze ishte aq e tërbuar saqë vendosi të shkatërroj gjithçka kishte bërë qeveria e tyre në atë shtet. Së shpejti 3000 francezë lëshuan Guinenë duke marrë me vete gjithë pasurinë e cila mund të bartej me vete, ndërsa atë që nuk mund ta merrnin e shkatërronin, shkollat, çerdhet, pallatet e qeverisjes publike, automjetet, traktorët… disa madje i helmonin edhe bagëtitë në ferma, ndërsa ushqimin që kishin nëpër hambarë e shkatërronin. Kuptimi i këtij akti zemërimi ishte që t’u dërgojë mesazh kolonive të tjera franceze se çmimi i emancipimit të tyre do të jetë shumë i shtrenjtë.
Të lirë, por të varfër
Pas kësaj, elita politike afrikane u frikësua, shkruan Mawuna Remarque Koutinin, botues dhe aktivist për paqe . pas ndodhisë në Guine, askush nuk kishte guximin të ndjek shembullin e Sékou Touré, slogani i famshëm i të cilit ishte: ‘Më mirë të gëzojmë lirinë në varfëri se sa pasurinë në robëri”.
Sylvanus Olympio, kryetari i parë i Republikës Togo, shtetit të vogël në Afrikën perëndimore, gjeti një zgjidhje kompromisi me francezët. Nuk dëshironte që shteti i tij të jetë akoma nën koloninë franceze, dhe refuzoi vazhdimin e paktit të kolonizimit të propozuar nga presidenti i atëhershëm francez Charles De Gaulle.
Por, pranoi t’i paguaj tatim vjetor Francës për të gjitha të mirat materiale që i ka krijuar vendi i tij. Ky ishte kushti i vetëm që francezët të mos shkatërrojnë gjithçka sikur në Guine. Megjithatë, çmimi i tatimit kolonizator të cilin Togo duhej t’ia paguaj Francës ishte shumë i lartë dhe në vitin 1963 ishte gati 40% e buxhetit të atëhershëm shtetëror.
Meqë Togo u gjend në situatë të rëndë ekonomike, Olympio, me qëllim të nxjerrjes së shtetit nga situata vendosi ta ndaloj pagesën kolonizatore duke futur monedhën e vete.
Kryetari i Guinesë, Sekou Toure dhe ai francez Francois Mitterand në samitin franko-afrikan në vitin 1983.
Vrasje dhe grusht shtete
Më 13 janar 1963, tre ditë pasi që Togo filloi të shtyp valutën e vete, një grup ushtarësh pro-francez vranë kryetarin Olympio. Grupi udhëhiqej nga anëtari i Legjionit të të huajve, rreshteri Etienne Gnassingbé i cili për punën e përgjakshme u pagua. Ëndrra e Olimpiut ishte ndërtimi i shtetit të pavarur dhe sovran, por ajo ide nuk iu pëlqeu francezëve.
Më 30 Qershor 1962, Modiba Keita, kryetari i parë i Republikës Mali, vendosi të largoj frankën koloniale. Për Keitën, i cili kishte pretendime të ekonomisë sociale, ishte e qartë se vazhdimi i paktit me francezët do të ishte barë për zhvillimin e shtetit. Por, edhe Keita u sakrifikua. Ai u vra më 19 Nëntor 1968, nga një ish legjionarë Moussa Traoré.
Gjatë asaj periudhe kundër pavarësisë së shteteve afrikane, Franca me plotë besim mund t’u mbështetej ish Legjionarëve që ti kryejnë shumicën e grusht shteteve të kryetarëve të zgjedhur në mënyrë legale.
Legjionarët rrëzojnë qeveritarët
Më 1 Janar 1966, ish legjionari Jean-Bédel Bokassa udhëhoqi grusht shtetin kundër Davida Dacko, kryetarit të parë të Republikës së Afrikës Qendrore. Dy ditë më vonë, Maurice Yaméogo, kryetari i parë i Voltës së Epërme, sot Burkina Faso, u rrëzua me grusht shtet që udhëhiqej nga Aboubacar Sangoulé Lamizana, ish Legjionarë i cili ka marrë pjesë në kolonizimet franceze në Indonezi dhe Algjer.
Në Nëntor të vitit 1972, Mathieu Kérékou,truproja i deriatëhershëm i kryetarit të Republikës Benin, Huberta Maga, udhëhoqi grusht shtetin.
Gjatë 50 viteve të kaluara në Afrikë ndodhën 67 grusht shtete në 26 Shtete nga të cilat 16 ishin koloni franceze (Togo, Tunis, Bregu i Fildishtë, Madagaskari, Ruanda, Algjeri, Mali, Guineja…). 61% të grushtshteteve ndodhën në Afrikën frankofone.
Grushtshteti në Burkina Faso; Komplotuesit rrëmbyen presidentin dhe qeverinë.
Jean-Bedel Bokassa, diktatori afrikano-qendror dhe perandori i vetëshpallur erdhi në qeveri me anë të grusht shtetit.
Pa Afrikën, do të ishin të varfër
Franca dëshpërimisht dhe me dhunë, pa marrë parasysh çmimin, luftoi për të mbajtur kolonitë e tyre afrikane. Në mars të vitit 2008, ish-presidenti francez Zhak Shirak tha: “Pa Afrikën, Franca do të barazohej me vendet e Botës së Tretë”. Paraardhësi i tij, François Mitterrand që në vitin 1957 në mënyrë profetike ka thënë: “Pa Afrikën, Franca nuk do të ketë të ardhme në shekullin e XXI”.
Aktualisht, 14 vende afrikane janë të detyruara ndaj Francës, përmes marrëveshjes kolonizatore, japin 85% të rezervave të tyre bankës qendrore franceze.
“Pa Afrikën, Franca nuk do të ketë të ardhme në shekullin e XXI”, tha ish kryetari francez Jacques Chirac.
Ndajnë nga goja t’i japin Francës
Ndërsa bota perëndimore hodhi poshtë sistemin mizor koloniazator, Franca për çdo vit përmes të ashtuquajturës Taksa koloniale, fiton rreth 500 miliardë $ për çdo vit.
Koutinin shkruan shpesh akuzon qeveritarët afrikan për korrupsion dhe shërbim të huajve, ndërsa në dëm të interesave nacionale. Por ekziston sqarim për një sjellje të tillë. Ata veprojnë kështu ngase kanë frikë se do të vriten apo rrëzohen me grusht shtet.
Dispozitat e Paktit Kolonizimit të vitit 1950
Disa nga pikat kyçe:
BORXHI KOLONIZIMIT Të gjithë shtetet “e pavarura” duhet të paguajnë infrastrukturën franceze gjatë kolonizimit;
REZERVAT NACIONALE Të gjithë kolonitë doemos të deponojnë rezervat e parave në Bankën Qendrore Franceze. Sipas një llogarie, Franca për çdo vjet merr rreth 500 miliardë dollarë nga shtetet të cilat nuk kanë qasje te paratë e veta.
RESURSET NATYRORE Franca ka të drejtë ekskluzive të resurseve natyrore të zbuluara në territoret e ish kolonive.
TENDERËT PUBLIK Ish kolonitë doemos tu japin përparësi ndërmarrjeve franceze.
USHTRIA DHE ALEATËT USHTARAK Të gjithë ata që marrin grada ushtarake doemos të kalojnë stërvitjet në Francë. Shtetet janë të obliguara në aleancë me Francën dhe e kanë të ndaluar të hyjnë në aleanca ushtarake me vendet e tjera;
GJUHA ZYRTARE Obligim është që gjuha franceze e atyre shteteve të shfrytëzohet si gjuhë në sistemin arsimor;
DHËNIA E LLOGARISË Shtetet janë të obliguara t’ia dërgojnë Francës raportet vjetore financiare.
Përshtati: Lutfi Muaremi (Islampress)