Muslimanët pa marrë parasysh ku jetojnë, bëjnë punë të mira. Ata sillen në harmoni me bindjet islame si mëshira dhe dhembshuria. Andaj, për këtë unë them “respekt”, ka shkruar Dr. Craig Considine, në profilin e tij në Twiter.
Craig Considine është kandidat për doktor në Departamentin e Sociologjisë në kolegjin Trinity në Dublin. Ai ka punuar si producent filmash dhe ndihmës në studimin e paprecedentë të ambasadorit Akbar Ahmed, “Udhëtim në Amerikë: Sfida e Islamit”. Veprimtaria e tij në fushën filmike dhe fotografike është vlerësuar nga CNN dhe artikujt e tij të shumtë mbi fenë dhe shoqërinë amerikane janë publikuar në mbarë botën. Ai zotëron gradën master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Londrës. Craigu është banor i Nid’hemit, Masaçusets.