Sot është Dita Botërore e Ushqimit

0
233

Mbi 150 vende të botës po festojnë sot më 16 tetor Ditën Botërore të Ushqimit, e cila përkon me përvjetorin e themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në vitin 1945.

Këtë vit, tema është Ndryshimi Klimatik. Ngjarja do të fokusohet në veprimet klimatike për të një ardhme më të qëndrueshme. Më 2015, tema ishte Mbrojtja Sociale dhe Agrokultura: Thyerja e Ciklit të Varfërisë Rurale.

Furnizimi me ujë konsiderohet të jetë pengesa kryesore në përpjekjet për të zgjeruar prodhimin e ushqimit në botë. Thatësia tani kërcënon të korrat në tre prodhuesit më të mëdhenj të drithërave: Kinën, Indinë dhe SHBA-të, raporton Koha.net.

Uria paraqet një barrë të rëndësishme ekonomike, si në ekonomitë individuale, ashtu edhe në atë nacionale. Kostoja e urisë në vendet në zhvillim vlerësohet të jetë rreth 450 miliardë dollarë në vit.

Femrat, që përbëjnë pak më shumë se gjysmën e popullatës botërore, përbëjnë mbi 60 për qind të urisë botërore.

Rreth 870 milionë njerëz janë të kequshqyer nëpër botë – që do të thotë 1 në 9 persona në tokë. Rreth 3.1 milionë fëmijë vdesin çdo vit nga ushqimi i dobët.

Sfida e Urisë Zero, e nisur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon më 2012, synon një të ardhme ku çdo individ ka ushqimin adekuat.

Deri më tani, 10 vende kanë ulur shkallën e urisë. Këto vende përfshijnë Armeninë, Brazilin, Kubën, Ganën dhe Kuvajtin.

Që nga viti 1999, ambasadorët e vullnetit të mirë të Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë kanë ndihmuar në përmbushjen e misionit të kësaj agjencie të OKB-së duke sjellë vëmendje publike mbi problemin e varfërisë botërore.